Tiranë, hetim devijimit të avionit

Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 18 janar NOA - Autoritetet Shqiptare
të Aviacionit Civil kanë nisur një investigim për të mësuar shkaqet që çuan
devijimin e avionit, i cili u nis pasditen e të dielës nga aeroporti i Nënë
Tereza në Tiranë, për të fluturuar drejt Bolonjës, por ndryshoi rrugën duke u
ulur në aeroportin e Bratislavës.
Të 110 pasagjerët shqiptarë kanë qëndruar për
24 orë në aeroport dhe më pas janë akomoduar në një hotel, nga kompania Albania
Airlines.
Sipas të dhënave zyrtare, pasagjerët pritet të
nisen rreth orë 15 drejt Bolonjës, nëpërmjet një avioni çarter që kompania ka
vënë në dispozicion. Ndërkohë, pas kësaj që ndodhi, secili prej pasagjerëve ka
të drejtë të kërkojë dëmshpërblim.
Drejtori i Aviacionit Civil në Tiranë, Ervin
Mazniku shprehet se nuk ka ende një informacion zyrtarë rreth shkaqeve që çuan
devijimin e fluturimit, nga aviacionin civil sllovak, i cili është përgjegjës
për këtë situatë.
Megjithatë sipas tij, që nga dita e djeshme
kur lajmi u bë publikë, drejtoria ka nisur një investigim për të zbardhur
shkaqet e kësaj problematike.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i kompanisë
Albania Airlines, Ilir Kushgjini ka pohuar se vendimi për të devijuar rrugën ka
qenë vetëm I dy pilotëve të avionit, për arsye teknike. Sipas tij kompania
shqiptare e fluturimit pritet të nisë një procedim gjyqësore ndaj kompanisë Air
Skllovakia, në varësi të të cilës është avioni si dhe dy pilotët.
Por sërish situata mbetet e paqartë pasi
avioni kishte hyrë në territorin italian, në kohën kur pilotët vendosën të
devijojnë fluturimin, nga Italia drejt Sllovakisë. Kjo mbetet pista e vetme e
investigimit në të cilën nuk përjashtohen problemet që pilotët mund të kenë pasur
me kompaninë e tyre.
r.l/NOA