Meka: Portofoli i kredisë për 2009 është rritur me 4.1 për qind
Kreditimi në vitin 2009 pritet të pësojë ulje. Një fakt i tillë është pranuar edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani si dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Nga ana e tyre bankat e nivelit të dytë kanë forcuar rregullat për dhënin e kredive, çka do të thotë se mundësia për të marrë kredi është më e reduktuar. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatave të Bankave, Elvin Meka në një intervistë dhënë për “standard” tregon mbi ecurnë e procesit të kreditimi për këtë vit. Sipas Mekës, sistemi bankar deri më tash paraqet një gjendje të kënaqshme likujdidteti, çka garanton procesin e kreditimit. Ndërsa nga njëra anë parashikohet se do të ketë tkurrje të kredisë, shifrat deri më tash tregojnë të kundërtën. Sipas Mekës
Deri në fund të shkurtit 2009, në krahasim me fundin e vitit 2008, kemi një rritje të portofolit të kredisë me 4.1%. është mëse e natyrshme që bankat do të vazhdojnë të kreditojnë ekonominë, pasi ky është një nga aktivitetet thelbësore të tyre. Po sipas Mekës renëia e nivelet të depozitave në 3 mujorin e parë të këtij viti nuk e riskon kreditimin, pasi deri në fund të shkurtit 2009 raporti depozita/kredi ishte në nivelin 1.5-1. Meka siguron nga ana tjetër se sistemi bankar do të përballojë ashtu si deri më tash goditjet që vijnë nga kriza globale dhe ruajë gjendjen që ka duke pasur likuiditet dhe qëndrueshmëri. “Ecuria e deritanishme na bën të besojmë fort se sistemi bankar do të vijojë të ruajë këtë nivel të kënaqshëm likuiditeti, që do të mundësojë vijimin pa problem të procesit të kreditimit të ekonomisë”, tha Meka.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është deklaruar se në 2009 do të ketë një tkurrje të kredisë, ndërkohë që nga ana tjetër u ka bërë thirrje bankave të kreditojnë ekonominë. Ju si sekretari i Shoqatës së Bankave në Shqipëri (AAB), si e parashikoni kreditimin këtë vit, çfarë hapash do të ndjekin bankat e nivelit të dytë?
-Normalisht procesi i kreditimit do të pësojë një ulje në ritmin e rritjes së portofolit të kredisë për të gjithë sistemin bankar. Duhet theksuar se ritmi i rritjes së kreditimit të ekonomisë natyrshëm kishte filluar të ulej, në krahasim me vitet e kaluara, që para fillimit të krizës globale ekonomike dhe financiare, por me shpërthimin e kësaj të fundit, natyrshëm që ky ritëm do të binte. Rënia e ritmit të kreditimit nuk nënkupton mosdhënie të kredive, por thjesht livrimin e një totali më të vogël kredish për ekonominë, kjo dhe në varësi të tkurrjes së ekonomisë globale dhe uljes së kërkesës konsumatore. Deri në fund të shkurtit 2009, në krahasim me fundin e vitit 2008, kemi një rritje të portofolit të kredisë me 4.1%. është mëse e natyrshme që bankat do të vazhdojnë të kreditojnë ekonominë, pasi ky është një nga aktivitetet thelbësore të tyre. Niveli i depozitave për 3 mujorin e parë 2009 ka rënë me 7 për qind. Mendoni se kjo do të ndikojë edhe në frenimin e kreditimit?
- Mendoj që jo, pasi deri në fund të shkurtit 2009 raporti depozita/kredi ishte në nivelin 1.5:1, pra për çdo 1.5 Lek të depozituar është dhënë 1 Lek kredi. Sistemi bankar ka një gjendje të kënaqshme likuiditeti, e cila nuk pengon vijimin e procesit të kreditimit.
Cilat janë kushtet e reja për të marre kredi? A kanë sofistikuar bankat e nivelit të dytë rregullat për të marre kredi?
- Kushtet e kredive nuk kanë ndryshuar në përgjithësi. Ajo çka vihet re është një rritje e shkallës së kujdesit dhe administrimit të rrezikut nga bankat tregtare, gjë që natyrshëm ka rritur kompleksitetin e procesit të kreditimit dhe shtrirjen e tij në kohë.
Sa është shtrenjtuar kostoja e klientit për të marrë një kredi, në EURO, në Lek?
- Është e vështirë të përcaktohet me saktësi një gjë e tillë, pasi kjo ndryshon nga njëra bankë në tjetrën si dhe në varësi të klientit dhe natyrës apo tipologjisë së kredisë. Ajo që vihet re, tashmë në çdo vend të botës është rritja e “spread”-it midis normave bazë të interesave, që aktualisht në botë janë në minimume historike, dhe normave finale të interesave që paguajnë klientët. Kjo vjen nga rritja e nivelit të rrezikut të tregut dhe të rrezikut të klientit, si pasojë e drejtpërdrejtë e krizës ekonomike, rritjes së papunësisë dhe paaftësisë paguese të klientelës në përgjithësi. Bankat janë të detyruara ta mbulojnë këtë rrezik, duke u reflektuar në një rritje të “spread”-it të normës së interesit.
Sa paguhet ne total (përqindje) për një kredi mesatarisht?
-Siç u tha dhe më lart, kjo varet nga tipologjia e kredisë, lloji i klientit, profili i tij i rrezikut, kohëzgjatja, etj.
Është thënë nga autoritet shqiptare por dhe organizmat e huaj financiarë se sistemi bankar shqiptar është i sigurte, pasi është likuid. A do ta ruajë sistemi bankar këtë siguri edhe gjatë vitit 2009 dhe nuk do të ndikohet nga kriza?
- Tashmë u provua në praktikë se sistemi bankar shqiptar i përballoi me sukses goditjet nga jashtë kë krizës globale ekonomike dhe financiare, që filloi që në shtator 2008 dhe një nga pikat e forta e tij ishte padyshim dhe shkalla e kënaqshme e likuiditeit të tij. Ecuria e deritanishme na bën të besojmë fort se sistemi bankar do të vijojë të ruajë këtë nivel të kënaqshëm likuiditeti, që do të mundësojë vijimin pa problem të procesit të kreditimit të ekonomisë.
Në 2008 kredia për ekonominë, 50 për qind e parasë
Gjatë tre viteve të fundit, kreditimi i ekonomisë ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke treguar për mbështetjen më të madhe që sistemi bankar i ka dhënë zgjerimit të prodhimit dhe rritjes së aktivitetit ekonomik në vend. Gjatë kësaj periudhe, raporti i kredisë ndaj prodhimit të brendshëm bruto është rritur mesatarisht me 7 pikë përqindje në vit dhe shënoi rritjen maksimale me 8.2 pikë përqindje në vitin 2007. Në vitin 2008 ky raport u rrit me 7.3 pikë përqindje, duke arritur në 37 për qind. Kredia për ekonominë përbën rreth 50 për qind të parasë së gjerë dhe 47 për qind të aktiveve të sistemit bankar. Kredia për ekonominë gjatë vitit 2008 është zgjeruar me ritme vjetore më të ngadalta se një vit më parë, mesatarisht me 44 për qind 70. Megjithatë, në vlerë absolute ritmi vjetor i zgjerimit të kredisë për pjesën më të madhe të vitit ka ardhur në rritje, duke pasqyruar përfshirjen më të madhe të bankave në kredidhënie, si dhe përmirësimin e treguesve të ndërmjetësimit. Në muajin dhjetor 2008, kredia për ekonominë pasqyroi rritjen më të ulët mujore të viteve të fundit, duke reflektuar problemet e bankave për gjetjen e likuiditetit, shtrëngimin e kushteve të kredisë si dhe një kërkesë më të ulët për kredi. Për herë të parë gjatë 5 viteve të fundit, në muajin dhjetor, zgjerimi vjetor i kredisë u reduktua dukshëm në terma absolutë, duke shënuar një normë rritjeje vjetore në 35 për qind. Në përgjithësi, i gjithë viti 2008 është karakterizuar nga shtrëngimi i kritereve (standardeve) të kredidhënies në përgjigje të masave rregulluese të marra nga Banka e Shqipërisë. Por, në pjesën e dytë të vitit, vihet re një shtrëngim i standardeve të kredisë më i madh se sa pritej. Një faktor tjetër që ka ndikuar në reduktimin e kërkesës për kredi është dhe pasiguria për të ardhmen e aktivitetit ekonomik në vend, si dhe pasiguria për ecurinë e të ardhurave të agjentëve ekonomikë.
Kredia në lekë rritet me 35 për qind
Kredia në lekë në gjithë tremujorin e katërt të vitit 2008 pasqyroi një rritje të moderuar të normës vjetore të rritjes në 35 për qind, duke u barazuar me atë të kredisë në valutë. Tkurrja e ndjeshme e rritjes vjetore të portofolit të kredisë në valutë, dëshmoi për vështirësitë e bankave për sigurimin e likuiditetit në valutë, të ndikuara jo vetëm nga mungesa e tij në tregun ndërkombëtar, por edhe nga tërheqjet më të larta të depozitave në valutë. Kjo situatë i ka detyruar bankat të bëjnë një rivlerësim më të mirë të rrezikut të kredisë, si dhe të jenë më të kujdesshme në zgjerimin e aktivitetit kreditues në monedhë të huaj. Bizneset kanë qenë klientët më të preferuar të bankave edhe gjatë vitit 2008. Portofoli i kredisë për biznese tregoi një rritje të lartë dhe të qëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të vitit; mesatarisht 44 për qind. Bankat kanë kredituar më shumë bizneset për mbulimin e nevojave për likuiditet dhe për financimin e investimeve në pasuri të paluajtshme. Ndërkohë, kredia për investime në makineri ka vijuar ngadalësimin e ritmeve të rritjes, në linjë me tendencën rënëse të vërejtur gjatë vitit 2007. 63 për qind të shënuar gjatë vitit 2007 - ka rritur peshën e kredisë për ndërtimin në totalin e kredisë për biznese me 2 pikë përqindje, në mesatarisht 22 për qind për 2008-ën. Kredia për sektorin e tregtisë është rritur me ritme pothuajse të njëjta me një vit më parë, duke ruajtur të pandryshuar peshën në portofolin e kredisë për biznese, në 38 për qind. Me gjithë zhvillimet pozitive për pjesën më të madhe të vitit, këta dy sektorë, në dy muajt e fundit të vitit shfaqën ngadalësim të dukshëm. Kredia për sektorin e industrisë gjatë vitit 2008 është rritur me ritme më të ngadalta se një vit më parë, mesatarisht 37 për qind. Për pasojë, në fund të vitit, pesha e kredisë për këtë sektor është zvogëluar me 1 pikë përqindje, duke arritur në 25 për qind të portofolit të kredisë për biznese.