E Shtunë, 31 Tetor 2026

DPS: Në qendër të vemendjes infrastuktura e cilësisë në vend

Gjithçka bëhet në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare

Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit (DPS), njofton se me mbështetjen e Qeverisë shqiptare dhe me asistencën teknike të Komunitetit Evropian,  do të vazhdojë të ndërmarrë nje sërë masash për të rritur rolin e saj në hartimin dhe adoptimin e standardeve sipas legjislacionit të shteteve të BE-së. Sipas të njëjtave burime, DPS si një institucion publik i njohur edhe në nivel evropian e ndërkombëtar  në shërbim të ekonomisë dhe të të gjitha palëve të interesuara, realizon shitjen e standardeve bazuar në tarifat e miratuara nga Ministria e Financave pa qëllime fitimi. DPS është i vetmi institucion publik në Shqipëri i çertifikuar sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001:2000. DPS i siguron të interesuarve të gjitha standardet e fushave të ndryshme. Duke konsideruar me prioritet kërkesat e ekonomisë në vend për standarde kryesisht evropiane dhe ndërkombëtare, ky insitucion adopton çdo muaj, nëpërmjet Komiteteve Teknike, mesatarisht 200 – 300 standarde EN dhe ISO/IEC si standarde shqiptare (S SH) duke i vënë ato në dispozicion të të gjitha palëve të interesuara. DPS angazhon çdo vit mbi 400 specialiste dhe ekspertë të fushave të ndryshme si pjesë aktive e procesit të adoptimit të standardeve.

Çmimet e standardeve shqiptare (SSH) janë afërsisht sa 30% e çmimeve të standardeve

ndërkombëtare. Si rezultat i kërkesave në rritje nga biznesi vendas për të prodhuar dhe shërbyer sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në fuqi, numri i standardeve të shitura nga viti në vit ka ardhur duke u rritur. Vetem gjatë periudhës tetor- dhjetor 2008 u janë janë shitur kompanive që veprojnë në vend 514 standarde, ku pjesa më e madhe e tyre janë standarde evropiane. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›