E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumire Edmund Hilari!

Bota e alpinizmit eshte futur ne zi, pasi ka nderruar jete ne moshen 88-vjecare Ser Edmund Hillary, njeriu i pare qe arriti te ngjitet ne majen e Everestit, malit me te larte ne bote, nje sukses te cilin neozelandezi e arriti ne 29 maj te vitit 1953, se bashku me nepalezin Tenzing Norgay. Lajmin e vdekjes se tij e dha kryeministrja e Zelandes se Re, Helen Clark, e cila e pershkroi Hilarin si neozelandezin me te famshem ne bote. Mediat ne vend i kane dhene nje rendesi te madhe lajmit per largimin e tij nga kjo jete, duke njoftuar njekohesisht se per Ser Edmund do te mbahet ceremoni shteterore per varrimin e tij. Hilari arriti ne catine e botes, duke iu ngjitur malit nga ana jugore, pas tentativave jo te suksesshme te disa ekspeditave. Megjithate, ende sot mbetet i paqarte fati i ekspedites se britanikut Xhorxh Mallori, i cili tentoi ngjitjen ne Everest ne vitin 1924. Ai humbi jeten gjate kesaj ekspedite, dhe trupi i tij mbeti i burgosur ne akullnajen e malit deri ne vitin 1999. Nuk dihet nese ai vdiq gjate ngjitjes apo zbritjes se Everestit. Vetem 30 vjet me pas, Edmund Hilari kreu me sukses ngjitjen ne catine e botes, me pajisje me te avancuara. Dhe ne 1978-en ishte italiani Reinhold Messner, i pari qe kreu ngjitjen ne Everest pa ndihmen e bombolave me oksigjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›