Plumba Berluskonit
Nje zarf kercenues ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni ka mberritur dje ne redaksine e se perditshmes italiane "Giornale". Sipas vete gazetes, ne zarf ndodheshin dy plumba dhe nje leter paralajmeruese drejtuar botuesit te gazetes, Paolo Berluskonit dhe vellait te tij, liderit te "Forza Italia", Silvio Berluskonit. "Mjaft me fushata antislamike! Do t'ju qellojme dhe do t'ju hedhim ne ere si Buton ne Pakistan", -thuhej ne letren kercenuese te publikuar ne faqen e internetit te gazetes. Drejtori i gazetes, Mario Giordano, tha se zarfi ishte postuar ne redaksine e Se perditshmes ne Milano. Letra qe ndodhej brenda tij, ishte shkruar me kompjuter. "Keto dy plumba jane nje paralajmerim per vellezerit Berluskoni, te cilet jane pergjegjes per pislleqet qe shkruajne ne gazete dhe per politiken e tyre antislamike", - vazhdon letra. I gjithe materiali ndodhet tashme ne duart e hetuesve italiane, te cilet kane nisur ekzaminimet. "Ne momentin me te papritur, do te bejme sic beme ne Pakistan me Buton, nje goditje me plumb ne koke dhe pastaj nje kamikaz alla-italiance, per te qene te sigurt qe ata do te zhduken nga faqja e dheut. Truprojat dhe sherbimet e sigurise nuk do te mund te na ndalojne, sepse ne nuk jemi te parashikueshem. Allahu eshte i Madh", -perfundon letra kercenuese ndaj Silvio dhe Paolo Berluskonit.