E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballja....

/>Nga  Bedri ÇOKU
Miku dhe bashkëvuajtësi im, Hajredin Fratari (Dinia), nga Fratari i Mallakastrës, më njoftoi me telefon se, të Premten, më datën  26 Dhjetor, tek Muzeumi Historik Kombëtar, në orën 11.00 do të shfaqet një film për Mallakastrën. Ardhja jote na nderon !...Ndonëse gjendesha jashtë Tiranës, megjithatë i premtova Dines se do të bëja të pamundurën për të ardhur e parë filmin historik, të njërës nga krahinat më të mëdha e të lashta të vendit tonë, historinë e së cilës, si nip e dhëndër i asaj krahine, mendoja se e dija. Por isha i gabuar. Ndonëse arrita pak me vonesë, gjithsesi e pashë filmin dokumentar. Mbeta sa i mallëngjyer, aq edhe i befasuar. I përgëzova shpirtërisht ata që kishin dhënë, me zemër në dorë, ndihmesën për të realizuar filmin e parë e të vetëm në llojin e vet, në Shqipërinë tonë të shpartalluar nga rrëfenjëzat gjame historike e personazhe të deformuar aq shumë moralisht e politikisht. Them, i vetmi i llojit të vet, jo për faktet e të dhënat e dokumentuara për fillesat e jetës në këtë trevë, sidomos për historinë e të dhënat arkeologjike të qytetit të lashtë të Bylysit, të Nikaja-së, apo të periudhës së Skënderbeut Legjendar, Lidhjes së Prizrenit, Shpalljes së Pavarësisë, por  veçanërisht për historinë që është e deformuar dhe e përçudnuar qëllimisht qysh nga rebelimi i haxhiqamilësave e deri në ditët e sotme. Kjo histori e shkurtër e Mallakastrës, vetëm në disa dhjetëra minuta, por me vlera të jashtëzakonshme, nuk ka rëndësi vetëm  për atë krahinë, por për të gjithë Shqipërinë. Sepse pjesëmarrësit në atë sallë, të cilët ishin të ftuar, politikanë, artistë, historianë, veteranë të luftës së Dytë Botërore,  pa dallim ngjyrash politike, të dënuar politikë të regjimit komunistë e tje. U përballën me një histori të vërtetë, të paanshme dhe të dhimbshme. Ky dokumentar me skenar të historianit dhe shkrimtarit Uran Butka, paraqiste disa nga familjet e mëdha  dhe figura të shquara të Mallakastrës, të cilët me atdhedashuri dhe sakrifica ndihmuan shumë për çështjen kombëtare e çlirimin kombëtar, pa i dalluar nga ideologjitë dhe parimet që ata kishin. Prita me ankth që në historinë e trishtueshme  të Luftës së Dytë Botërore, në këtë  Krahinë Historike, të hynte më gjerësisht aktiviteti politikë e luftarak i Mehmet Shehut. Kam bindje sepse aktiviteti i tij është pjesë e shëndoshë edhe e historisë së Partisë Komuniste Shqiptare. Do të ishte me shumë interes, për mendimin tim, për vlerat morale përpos atyre politike edhe përmendja e Kuvendit të të Urtëve të Mallakastrës, që përfaqësonin familjet më të mëdha e patriote të asaj treve, të cilët Mehmet Shehu i thirri dhe i bashkoi menjëherë pasi ishte kthyer nga Lufta e Spanjës, si kundërpërgjigje ndaj  Partisë Komuniste Shqiptare, të formuar e organizuar në luftë kundra fashizmit nga jugosllavët e Titos. Madje të jepeshin pjesë edhe nga platforma politike, socialdemokrate, të cilën Mehemet Shehu e shpalli para tyre si alternativë të vetme nacionale për të luftuar pushtuesit fashistë. Por që e braktisi atë së bashku me krerët e familjeve të mëdha, patriote të krahinës së vet, sapo u thirr në Tiranë për bisedime nga Tempo, Mugosha dhe Enver Hoxha. Tradhtia e Mehmet Shehut solli vuajtje dhe përgjakje të mëdha në Mallakastër, e cila është një nga historitë më të dhimbshme të Krahinës, por edhe e gjithë popullit shqiptar. Pa dyshim që kjo tradhti do të shndërrohet në legjendë nga brezat e ardhshëm, pas asaj të Moisiut, për gjakderdhjen e Beratit. Pashë dhe dëgjova në dokumentar për krimet e tij, si me nacionalistët  dhe njerëzit e paarmatosur të cilët i vriste për të kallur terror kudo nga kalonte ... Edhe për 80 italianët që  iu dorëzuan Brigadës së Parë, me komandat Mehmet Shehun, të cilët u  pushkatuan kundra çdo rregulli të luftës... Por, unë do të dëshiroja që në këtë film të ishte treguar edhe një moment i dhimbshëm  dhe  domethënës për karakterin e Mehmetit, se si qe i gatuar në shpirt ai njeri dhe të gjithë komunistët si ai, kur ishte fjala për të mposhtur kundërshtarin e për të marrë pushtetin. Fatkeqësisht, për këtë histori ka vuajtur në burg gati njëzet vjet i biri i Ismail  Haxhiajt, dhe nipi i Bektashit Haxhiajt, (Corrushaj), njeriu më i pushtetshëm i fshatit  Corrushaj, nga ku ishte edhe Mehmet Shehu, sepse Hysen  Haxhiaj, i biri i Ismailit  e kishte treguar  këtë histori një ditë teksa pinte raki me shokët në një klub. E arrestojnë për agjitacion e propagandë dhe e dënojnë me 10 vjet heqje të lirisë. I revoltuar, Hysen Haxhiaj, nga skëterra e Spaçit i shkruante letër Kryeministrit të Diktaturës së Proletariatit, zotit Mehmet Shehu, se pse duhet të  vuante në burg ai për një ngjarje të vërtetë ndodhur gjatë kohës së luftës  ?!!... Si përgjigje,  nga Kryeministri i vendit, Cen Haxhiaj mori mbi shpinë edhe 10 vjet burg të tjera.
Por cila ishte historia ?
Ngaqë në vitin 1986 më nxorën përkohësisht nga burgu i Burrelit për të më rikthyer  në  atë  të  Spaçit, larguar qysh nga viti 1973, pas Kryengritjes së të Burgosurve Politikë, gjeta aty edhe Hysen Haxhinë, birin e Ismailit  nga Çorrushi. Nuk më kujtohet sa muaj kishin kaluar dhe në burgun e Spaçit sjellin edhe Bashkim Shehun, birin e Mehmet Shehut, i ridënuar, me origjinë po nga Çorrushi. Bashkimi kishte mësuar në kaushin  e Tiranës se, në Spaç, ndodhesha edhe unë, vëllai i Çaush Çokut, me të cilin ai ishte  shoqëruar  kur gjendeshin  në  një dhomë  në burgun e Burrelit. Pa pasur asnjë mbështetje tjetër, sapo futi këmbët në kampin e Spaçit, pyeti për mua nëse ndodhesha vërtet në at렠 burg, apo jo? I gëzuar, priti në magazinën e ushqimeve, deri sa u ktheva nga puna e  turnit të parë. Më hidhet në qafë i përmallur, edhe pse unë e ai nuk ishim parë kurrë me sy. I ngjan Çaushit shumë më tha Ndaj të njoha përnjëherë. Meqë Bashkimi ishte bashkëfshatar me Cenin, i thashë se do ta njihja me një bashkëfshatarin e vet, sapo të haja drekën. Ashtu bëra. Por nuk e prisja kurrë që Hysen Haxhiaj të kundërshtonte. Nuk vij !-më tha- Babai i tij na ka shkatërruar familjen, pasurinë. Edhe mua më ka dënuar 20 vjet, nga inati pse kam rrëfyer një ngjarje të shëmtuar dhe kriminale që ai e ka bërë në shtëpinë tonë, gjatë luftës. Çfarë ngjarje paska ndodhur me Mehmetin që sma ke treguar ende? - i thashë si i zemëruar. Epo, sot erdhi rasti të ta them... - Dëgjo Cen - i thashë dhe i drodha një cigare.Bashkimi është djalë i mirë. Kur ta njohësh do ta besosh. Është dënuar përsëdyti. Për një letër 11 faqe që ia ka dërguar Ramiz Alisë, rreth dënimit të parë. Në atë letër, siç më tha, ka hedhur poshtë të gjitha deponimet që ka bërë nga terrori në  hetuesinë e parë dhe ngarkon me faj   shtetin  që ka  inskenuar dënimin e tij, të vëllait  dhe të ëmës, si edhe vrasjen e vëllait të madh. Për babanë nuk thotë se e kanë vrarë. Ka bindje se ka vrarë veten. Nejse. Në gjyq, siç më tha, prokurorit të seancës ia kishte përplasur në fytyrë. Sepse ai ishte përpjekur ti ankohej trupit gjykues, ngaqë  përpara tyre ndodhej biri i Mehmet Shehut, armikut të betuar të Popullit e Partisë. A e di si ishte përgjigjur ky? Mbaje gojën, zoti prokuror, - i kishte thënë,- sepse unë nuk jam ai që më quajte pak më parë, jam Bashkim Shehu, i biri i Mehmet Shehut, por jo armikut të Popullit e Partisë, por... i biri  i  Armikut të Popullit dhe Mikut të Partisë !  - Vërtet kështu i paska thënë?  - Ska pse gënjen. Sepse çthuhet në seancë gjyqësore, shkruhet me procesverbal, apo jo ? - Do vij ta përqafoj.. U takuam të tre në një vend të qetë dhe Hysen Haxhiaj na tregoi të dyve ngjarjen e tmerrshme që Mehmeti Shehu kishte bërë gjatë luftës, në shtëpinë e tij, në prani të të gjithë familjarëve. Ishte fundi i vitit 1943, a fillimi i vitit 1944, kur Mehmet Shehu kishte shkuar në fshatin e tij, në Çorrush, me një tabor partizanësh dhe kërkonte me këmbëngulje që të angazhonte në luftën  partizane edhe influencën e madhe që kishte Paria e Krahinës. Ishte duke debatuar me babanë tim, sipër shtëpisë, në çairin tonë, vetëm për vetëm, kur papritur afrohet kaçatorri i çetës dhe i dorëzon këtij një letër. Mehmeti, lexon letrën dhe zverdhet në fytyrë, thotë Ceni. Babai që e kuptoi se diçka e keqe shkruhej në të, e pyeti Me

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›