DURRES - Çelet sezoni turistik
DURRES - Me një vonesë dyjavore në krahasim me sezonet e kaluara, Durrësi ka çelur zyrtarisht stinën turistike për vitin 2010. Shkak për vonesën u bë gjendja e vështirë e plazheve të ndodhura brenda vijës së verdhë të bashkisë së qytetit, të cilat ishin të mbuluara deri para pak ditësh me leshterik dhe mbetje urbane. Takimi u përshëndet nga prefekti Genci Alizoti, i cili shprehu gatishmërinë e plotë të institucionit të drejtuar prej tij në mbështetje të industrisë turistike. Kryebashkiaku Vangjush Dako pohoi se qyteti është i gatshëm për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme qindra mijëra pushues që do të vijnë jo vetëm nga trojet shqiptare në Ballkan, por edhe më gjerë. Durrësi këtë vit do të shpalosë kulturën dhe vlerat historike të një prej qyteteve më antike të Ballkanit, pasi ai është rajoni më i rëndësishëm i vendit për turizmin masiv dhe atë elitar. o.u