E Diel, 1 Nëntor 2026

“Koçiu kërkoi përgjues nga Kolumbia”

07/12/2004  TIRANË – “Sokol Koçiu, personi kryesor i dyshuar për autorësinë e përgjimit të bisedës Nano-Abdiu, ka kërkuar mjete survejimi dhe përgjimesh nga bashkëpunëtorët e tij në Kolumbi. Kjo kërkesë është bërë nga ana e tij, kur majori mbante ende uniformën e Policisë së Shtetit. Një kohë kjo para se Koçiu të akuzohej dhe më pas të dënohej për trafik ndërkombëtar droge, një pjesë e mirë e së cilës sipas hetimeve vinte nga Kolumbia”. Prokuroria tha se ky është një fakt i zbuluar ditët e fundit, pas rishqyrtimit të dosjes “Kokaina”. Kërkesa e Koçiut për të marrë pajisje të sofistikuara nga Kolumbia, është drejtuar ndaj disa personave dhe, e gjitha kjo ka hyrë si informacion operativ në dosjen “Kokaina”. Kjo dosje është rishqyrtuar ditët e fundit nga Prokuroria e Përgjithshme, në funksion të hetimeve të hapura prej këtij institucioni, pas publikimit nga Nikollë Lesi, të transkriptimit të një bisede mes kreut aktual të Qeverisë, Fatos Nano dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu.

“Përgjimet”

Ndoshta ka ndodhur rastësisht, por e vërteta është se disa politikanë në Tiranë e dinë se kanë rënë në grackën e ish-kolonelit, që i kishte pasion përgjimet. Anastas Angjeli, Idajet Beqiri, e së fundi Nano e Adbiu, edhe pse në mënyrë jozyrtare kanë rënë pre e përgjimeve, në të cilat, sipas dokumentacionit përkatës, ka patur dorë Koçiu. “Kërkesa ndaj bashkëpunëtorëve në Kolumbi, për pajisje moderne të përgjimeve, mund të jetë vazhdim i këtij pasioni policor”, thanë dje burime nga Prokuroria Përgjithshme. Ato u shprehën se nuk mund t'i publikojnë rrethanat në të cilat Koçiu e ka bërë kërkesën, por thanë se ky fakt gjendet në dosjen për të cilën Koçiu është dënuar me 15 vjet burg, për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas tyre, nuk është provuar se kjo kërkesë bëhej me qëllimin për të mbërritur te trafiku u narkotikëve, për të cilin Prokuroria e akuzoi kolonelin. Prokuroria saktëson më tej duk thënë se organet e hetimit nuk disponojnë prova, për të vertetuar se porosia e koçiut për në Kolumbi, është kryer me mbërritjen e përgjuesve dhe pajisjeve të tjera në Shqipëri.

Kërkesa

Prokuroria thotë se zbulimi i kërkesës së Koçiut drejtuar disa personave në Kolumbi, mund të jetë një “grackë” e përgjimeve ndaj njeriut që i kishte pasion ato. Burimet hetimore nuk pranuan ta pohojnë në ligjëratë të drejtë, se porosia e Koçiut për Kolumbinë është regjistruar nga përgjimi. Por kjo kërkesë, sipas verifikimeve të kryera nga ana e hetuesve dhe strukturave të tjera, që janë përfshirë në hetim, mendohet të jetë bërë në vitin 1997. Kjo kohë do ta gjente mes Amerikës dhe Kolumbisë, Frederik Durdën, i cili shihte prej andej lajmet e zhvillimeve të pakëndshme nga Shqipëria, të cilat zinin vendin e parë në kronikat e mediave ndërkombëtare. Durda, një emigrant politik i arratisur nga Shqipëria shumë vite mw parw, sipas të dhënave ndërkombëtare shoqërohej në Kolumbi dhe SHBA jo rrallë edhe nga Arben Bërballa. Por jo shumë kohë më pas, Durda dhe Bërballa do të akuzoheshin nga Prokuroria shqiptare, se në bashkëpunim me Sokol Koçiun kishin tentuar ndërtimin e një linje të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Koçiu, Nano dhe Abdiu

Ish-shefi i komisariatit të Kuçovës, Sokol Koçiu, ka pranuar nga burgu, se është transkriptuesi i bisedës së regjistruar në ambientet e lokalit të hotel “Rogner”. Sipas materialit të publikiar nga deputeti Nikollë Lesi, përgjimi i bisedës është kryer nga ora 17.40 deri në 18.05 të datës 15 dhjetor 1997. Përgjuesit janë vën në tavolinën A 20 dhe sipas Nikollë Lesit, kanë regjitruar një bisedë mes shtetasve Fatos Nano dhe Fehmi Andiu lidhur me trafikun e armëve dhe disa ndryshime në dispozitën penale.

Kërkesa për përgjues

ndaj Lidia Çestarit

TIRANË – Lidia Çestari, dëshmitarja kryesore e çështjes në të cilën Frederik Durda, Sokol Koçiu dhe Arben Bërballa akuzoheshin për trafikim droge, ka provuar një kërkesë tjetër për përgjues nga Italia. Çestari e dha dëshminë e saj për Gjykatën shqiptare, në orën 12.05 të së enjtes, në datën 29 mars të vitit 2001. Gjatë dëshmisë së saj, Çestari ka pohuar para gykatësve shqiptare, se Sokol Koçiu, i kishte kërkuar pajisje të sofistikuara përgjimesh ambientale dhe telefonike. Nuk ka një version zyrtar pse do ti vinte në përdorim, Koçiu këto pajisje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›