E Diel, 1 Nëntor 2026

DURRES/ Me armë sportive në traget, arrestohet



DURRES - Një 27-vjeçar nga Durrësi u arrestua në Portin e Durrësit, pasi në bagazhet e tij iu gjet një armë sportive. Burime të policisë pohuan se Elton Mena, banues në fshatin Armath të komunës së Manzës sapo kishte udhëtuar me tragetin e linjës Bari-Durrës. Gjatë kontrollit të bagazheve në skaner për pasagjerët që kishin mbërritur me tragetin e linjës Bari-Durrës u bllokua në flagrancë një armë pistoletë tip “Bereta-Bruno”, model 92, kalibër 8 mm, dhe një kuti me 27 copë fishekë. Nga verifikimet paraprake rezultoi se kjo armë hynte tek armët sportive dhe ky shtetas nuk dispononte leje për të. Materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Seksionit të Parandalimit dhe Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë së Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›