Kretë, shqiptari dhe tre grekë arrestohen me heroinë e kokainë
4 persona janë arrestuar gjatë aksionit antidrogë të policisë greke, zhvilluar në ishullin e Kretës. Tre prej të dyshuarve janë shtetas grekë, ndërsa i katërti është shqiptar
KRETE – Një shqiptar dhe tre shtetas grekë janë arrestuar nga policia në ishullin e Kretës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën tri lloje drogash të gatshme për trafikim. Policia greke ka njoftuar se tre shtetasit vendës që ranë në pranga janë të moshave 22, 26 dhe 23 vjeç, ndërsa shtetasi shqiptar është i moshës 23 vjeç. Paraprakisht policia kishte dyshime për aktivitetin e katër personave, por për disa javë ata u mbajtën në vëzhgim, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë pikërisht në kohën kur të dyshuarit mbanin drogën me vete. Sipas burimeve nga policia greke, mësohet se në banesat e katër të arrestuarve, tre grekë dhe një shqiptar, janë sekuestruar tri pako me heroinë me peshë 191 gramë, dy pako kokainë me peshë 50 gramë dhe hashash i papërpunuar me peshë 1,5 gramë. Gjatë aksionit policia ka bërë të ditur se sekuestroi edhe disa pajisje që përdoreshin për paketimin dhe presimin e lëndës narkotike si dhe lëndë Vuprenorfini në masën 8 gramë së bashku me një peshore elektronike. Ndaj të arrestuarve u ngrit akuza edhe për armëmbajtje pa leje, pasi policia u zbuloi atyre edhe një çifte gjahu dhe një mjet shpërthyes. Gjatë kontrollit është arritur të sekuestrohen si prova materiale edhe 3.750 euro dhe katër lira angleze së bashku me gjashtë aparate celularë dhe një motor që ishte në pronësi të shqiptarit të arrestuar së bashku me tre grekët.