E Diel, 1 Nëntor 2026

KORÇE/ Plagosja në dasmë, në pranga 2 të rinj



KORçE - Dasma e kthyer në sherr dhe plagosje të dielën e shkuar në fshatin Pulahë të rrethit të Korçës, ka çuar në arrestimin e dy personave që u bënë shkaktarë të një paniku mes dasmorësh. Policia bëri të ditur se ka arrestuar në flagrancë me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake shtetasit Mehmet Arifi, 20 vjeç nga fshati Pulahë dhe Selim Dule, 24 vjeç me banim po në këtë fshat. Prangosja e tyre u krye pasi gjatë një konflikti në fshatin Pulahë ku kishin qenë në dasëm, 20-vjeçari Arifi plagosi më thikë një të ri në këtë gëzim familjar. Më pas ai qëlloi edhe me armë automatike në ajër për të trembur e larguar palën tjetër në konflikt. Në këtë ngjarje që ndodhi për motive të grindjes midis të rinjve të dy fshatrave për shkak të një vajze që ishte në dasmë, u plagos një i ri, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën nga plagosja me thikë. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›