E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër-Velipojë, vdes në aksident 22-vjeçari



SHKODER - Një 22-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Velipojë-Shkodër, pasi mjeti ku ai ndodhej pasagjer doli nga rruga. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin nacional Shkodër-Velipojë. Burime të policisë thanë se, në vendin e quajtur “Ura e Gjo Lulit”, rreth orës 02:30, mjeti tip “Benz” doli nga rruga, duke u përmbysur në kanalin bri saj. Pasojat ishin fatale për jetën e Izmir Danit, banor i fshatit Bërdicë. Ai ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga bashkëmoshatari i tij nga Bushati, Kolë Shaba. Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet që shpejtësia e lartë e mjetit si dhe mungesa e sinjalistikës të kenë ndikuar në humbjen e vëmendjes së drejtuesit të mjetit. Drejtuesi Shaba, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, është ndaluar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen brenda një jave në këtë aks rrugor. Mëngjesin e së mërkurës, 24-vjeçari Briken Tarolli humbi jetën teksa po kthehej nga Velipoja për në drejtim të Shkodrës. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›