Shkodër, pacientët e dializës në protestë
SHKODER - Të sëmurët me dializë në spitalin e Shkodrës protestuan dje për kushtet e trajtimit të tyre si dhe për nevojat e transportit me autoambulanca. “Ne jemi të detyruar që çdo gjë ta blejmë vetë, deri edhe shiringën. Ndërkohë që këtu mungojnë dhe kushtet e higjienës. Përdoren tri herë një palë doreza”, u shpreh Nikolin çuni, një nga 40 pacientët e këtij spitali, që ka nevojë për hemodializë. Sipas tij, sikur të mos mjaftonte ky realitet, këto ditë iu është hequr edhe shërbimi i ambulancës. Tashmë, të sëmurët me dializë nga zonat e thella të veriut duhet ta kryejnë me mjetet e tyre transportin për në spitalin e Shkodrës. Pacientët u shprehën se e kanë të pamundur që të përballojnë shpenzimet e transportit. “Në marrin një kemp prej 16 mijë lekësh. çfarë mund të bëjmë më parë me to?! Duhet të blejmë ilaçe, të ushqehemi apo të paguajmë transportin. Një pjesë e mirë e të sëmurëve vijnë nga zona të thella malore, Puka, Vermoshi, etj., dhe nuk mund ta përballojnë këtë shpenzim. Për një ilaç si Recomon, të sëmurët duhet të udhëtojnë për në spitalin e Tiranës, në një kohë që ky shqetësim mund të zgjidhet shumë mirë, duke e sjellë ilaçin në Shkodër”, u shpreh më tej çuni. r.d