Da Kosta, në gjyq për korrupsion
Presidenti i Portos, Horge Nuno Pinto Da Kosta, do të dalë para gjyqit për t‘iu përgjigjur akuzave për tentativë korrupsioni ndaj një gjyqtari në një ndeshje të vitit 2004. Edhe gjyqtari Augusto Duarte, që drejtoi takimin mes Portos dhe Beira Mar të përfunduar në barazim 0-0, do të përballet me masa nëse vërtetohet përfshirja. Dosja "Bilbili i Artë" është hapur në vitin 2003, ndërsa mendohet se Da Kosta i ka paguar 2500 euro gjyqtarit.