E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontador mund të garojë në vitin 2009

Kampioni në fuqi i Turit të Francës, Alberto Kontador, nuk do të mund të garojë në këtë aktivitet deri në vitin 2009. Organizatori i kësaj gare, Patris Klerk, tha se nuk do të heqë dënimin e skuadrës së çiklistit spanjoll për këtë vit. Astana mund të rikthehet në Tur në vitin 2009, nëse ajo nuk do të përfshihet në asnjë skandal dopingu gjatë këtij viti. Kjo skuadër nuk ka marrë pjesë as në garën e vitit 2006, pasi ishte përfolur në skandalin e dopingut me mjekun Fuentes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›