Morati: Nuk do të bëj revolucion
Pas humbjes së pësuar me Juventusin, Masimo Morati ka rigjetur fjalët. Presidenti i Interit deklaroi: "Nuk isha aq i mërzitur me skuadrën. Mendoj se ky është një grup që di të fitojë. Mançini duhet të qëndrojë i qetë, nuk kam programuar asnjë takim me trajnerin Hoze Murinjo". Ndërkohë, sipas "Corriere dello Sport", Morati ka marrë në dorë situatën, duke tentuar të zgjidhë problemet që ekzistojnë në dhomat e zhveshjes. Frika e rezultateve zhgënjyese në javët e mbetura të kampionatit, të cilat mund të ndikojnë negativisht në garën për titull bëri që drejtuesi zikaltër të kërkojë sheshimin e mosmarrëveshjeve. Pas humbjes me Juventusin, ai ka mbledhur skuadrën dhe ka folur mjaft ashpër. "Duhet ta ndihmoni të gjithë trajnerin", ishte urdhri për të gjithë. Megjithatë, largimi i Mançinit në fund të sezonit dhe ardhja e Murinjos, duket pothuajse e sigurt.