E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, dita e parë pa paterica

Braziliani Ronaldo vazhdon fazën e riaftësimit, 41 ditë pas operacionit në gju. Dje ai ka bërë një hap shumë të rëndësishëm, pasi ka mundur të hedhë hapat e parë pa ndihmën e patericave. "Jam shumë i kënaqur për rehabilitimin dhe për faktin se nuk e ndjej më dhimbjen", ishin fjalët e futbollistit. Edhe stafi mjekësor është optimist. "Ronaldo tashmë ka më shumë besim dhe shumë shpejt do të fillojmë punën atletike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›