E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në sulm për Filip Mekses

Filipo Inzagi i ka thënë drejtuesve të Milanit se Marko Borrielo është e ardhmja e sulmit të skuadrës. Por, drejtuesit kuqezi po hartojnë një plan tjetër: kalimi i golashënuesit më të mirë të kampionatit italian te Roma, për të lehtësuar blerjen e Mansinit ose të Mekses. Ky i fundit është edhe objektivi kryesor i kampionëve të Evropës dhe nga stafi teknik dhe përgjegjësit e merkatos cilësohet "mbrojtësi më i fortë në botë". Me afrimin e Zambrotës dhe me francezin e verdhekuqve, reparti difensiv mund të cilësohet i riparuar. Ndërkohë që nuk mungojnë as emrat e tjerë për merkaton. Milani synon të afrojë portierin e Nicës, Loris, ndërkohë që shumë të ndezura duken edhe bisedimet për mesfushorin francez, Methiu Flamini. Lojtari, një prej protagonistëve të kuqezinjve nga Liga e Kampioneve, mund të largohet nga Arsenali me parametër zero.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›