Dabulla: Duam edhe Kupën
10/05/2005 Mbrojtësi i Tiranës kërkon edhe trofeun e dytë për nga prestigji në futbollin shqiptar, gjë që do ta bënte ideal, këtë sezon të bardhebluve
Pa u ngopur me kohën në dispozicion, për të shijuar fitimin e titullit të 22-të, Tirana rikthehet akoma dhe më ambicioze në këtë sezon. Të etur për një sezon ideal, bardheblutë ia kanë vënë syrin edhe Kupës së Shqipërisë. Dhe shanset për të bërë këtë, do t'i kenë të mërkurën, pikërisht përballë Teutës, kundër të cilës arritën të shtunën, një fitore të thellë 5-3, ku dhe kanw zyrtarizuar edhe titullin matematik. Një gjë të tillë e bën të ditur edhe vetë mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla. “Megjithatë nuk duhet të humbasim në gëzimin për fitimin e titullit - tha mbrojtësi i kampionëve. - Të mërkurën na pret një ndeshje akoma dhe më e vështirë, ku ne do të duhet të japim maksimumin. Objektivi ynë i vetëm në këto 90 minuta do të jetë fitorja, e cila do të na dhuronte edhe trofeun e dytë në këtë sezon”. E më pas ai kthehet të komentojë titullin, të cilin Tirana duket se e arriti shumë lehtë, pasi i mungoi rivaliteti i skuadrave të tjera. Bardheblutë u shpallën për herë të 22-të kampionw tw vendit, duke treguar edhe njëherë se janë skuadra më e mirë për momentin në Shqipëri. Ky është sezoni i tretë radhazi që bardheblutë dalin kampionw, pasi e kishin bërë një gjë të tillë edhe në sezonin 2002- 03 dhe 2003-04. Por këtë vit, kurorëzimi me titullin kampion nga ana e Tiranës nuk vjen më në javën e fundit, por kur kanë ngelur edhe dy javë nga fundi i kampionatit. “Ky është titulli i pestë që marr me Tiranën – vazhdon më tej Dabulla. Këto vitet e fundit kemi dalë tri herë rresht kampionw dhe jemi mësuar, por në çdo vit, fitimi i titullit ka kënaqësinë e tij. Pavarësisht se gjatë vitit kemi patur edhe ndonjë lëkundje të vogël, arritëm të shpalleshim kampionw pa shumë vështirësi”. Ndërkohë që në korrik do të fillojë edhe Kupa e Kampionëve, ku Tirana nuk duhet të përsërisë më gabimet e sezoneve të kaluara. Një skuadër e ndërtuar me futbollistë të këtij kalibri dhe me rrogat më të larta në Shqipëri, por ndoshta edhe në rajon, duhet të bëjë një paraqitje të mirë edhe në Kupën e Kampionëve. Një tur i kaluar në dy sezonet e fundit është pak për një skuadër të tillë. Por gjithsesi mbrojtësi i kampionëve të rikonfirmuar nënvizon: “Eshtë ende herët për të menduar për Evropën”.
Bardheblutë marrin rrogën e vonuar
Futbollistët e Tiranës marrin rrogën e vonuar. Kishin për ta marrë në datën 20-të të muajit të kaluar, por disa detaje që akoma nuk janë të qarta, i kanë lënë ata në të “thatë”. Edhe pse një gjë e tillë kishte bërë të dukshme pakënaqësitë e lojtarëve, këta të fundit kanë dhënë maksimumin e tyre në ndeshjen e të shtunës në Durrës, kundër Teutës, ku dhe kanë zyrtarizuar fitimin e titullit kampion të vendit në këtë edicion. Ndërsa për sa i kërket rrogës së marrë pas kësaj ndeshjeje, mund të thuhet se ishte vetëm një koinccidencë. Burime brenda klubit kanë bërë të ditur se kjo ka qenë rroga e vetme që iu ishte vonuar futbollistëve. Ndërsa nuk ka mohuar se atyre u janë premtuar disa herë premio, të cilwt deri tani kanë kapur njëri-tjetrin për të arritur në tre, që ende nuk iu janë dhënë. Po ashtu dje është mësuar se bardheblutë kanë një premio pas ndeshjes derbi me Partizanin, vetëm një javë më parë. Dhe kjo ka qenë iniciativw e vetëm njërit prej donatorëve. Sipas burimit më sipër, shuma që ka shkuar në xhepat e lojtarëve me këtë rast ishte rreth 5 milionë lekë.