Nga tronditja për vdekjen e djalit hidhet nga kati i pestë i pallatit

10/05/2005 Dy të vdekur nga depresioni në Durrës
Depresioni ka shkaktuar dy viktima në Durrës. Dje, në mëngjes, policia ka gjetur të mbuluar në një pellg gjaku, në trotuarin e një pallati një grua, të moshës 55 vjeçe, ndërsa një burrë, i moshës 43 vjeç, është gjetur i vetëvarur brenda në banesë. Viktima e parë është banor i lagjes nr.8, kurse 43-vjeçari i kthyer forcërisht nga policia italiane disa muaj më parë banonte në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit. Sipas policies, gruaja e cila kishte dalë në pension dhe jetonte vetëm me të shoqin ka rënë nga kati i pestë i pallatit, ku ajo banonte, ndërsa viktima tjetër në periferi të qytetit mendohet se është vetëvarur në orët e para të mëngjesit. Nga deklarimet paraprake të grupit hetimor dhe ekspertëve të mjekësisë ligjore, mendohet se në të dy këto raste shkak i vetëvrasjes është bërë gjendja depresive. Në Durrës është shtuar së tepërmi numri i shtetasve që vuajnë nga çrregullime mendore, duke u shndërruar në një fenomen shumë problematik.
Gjendet e vdekur nga fqinjët 55-vjeçarja
DURRES - Dje në mëngjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme një grua e moshës 55 vjeçe, banore në një nga lagjet e qytetit të Durrësit. Shtetësja Mide Xhavara, e datëlindjes 1950, është gjetur e vdekur në shkallët e pallatit ku ajo banonte, e mbuluar nga një pellg i madh gjaku. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 në lagjen nr.8 të qytetit të Durrësit dhe viktima është parë nga një banorë i të njëjtit pallat, ku jeton familja Xhavara.
Ngjarja
Sipas banorëve, për herë të fundit viktima është parë vetëm një orë më parë, teksa ajo dërgonte në kopsht mbesën e saj.
Policia fillimisht ka dyshuar për mundësinë e ndonjë krimi të shkaktuar nga persona të tjerë, por policia ka deklaruar se grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se shkak për këtë akt është bërë gjendja depresive e 55-vjeçares.
Pensionistja kishte përfituar nga fakti se ka qenë e vetme në shtëpi dhe, duke mos parë asnjë person poshtë pallati, është hedhur nga lartësia. Në vendin e ngjarjes është dërguar edhe një ambulancë e spitalit, si dhe mjekë të urgjencës, por gjithçka ka qenë e pamundur për të shpëtuar viktimën.
E vetaksidentuara kishte rënë me kokë, duke bërë që krahas gjakut, që ka mbuluar tërë sheshin e hyrjes, të shpërndahen rreth trupit pa jetë edhe trutë, ndërsa krahët dhe këmbët kishin pësuar thyerje.
Policia
Në vendin e ngjarjes, policia ka dërguar ekspertë të sektorit të antikrimit, si dhe grupin e ekspertizës mjeko-ligjore. Mide Xhavara, e cila kishte përfituar një apartament në pallatin e ndërtuar për punonjësit e policisë, gjatë viteve ’80 kishte punuar si sekretare në Degën e Brendshme, ndërkohë që ajo pas daljes në pension jetonte vetëm me burrin.
Sipas burimeve të policisë mësohet se, 55-vjeçarja është hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka vdekur menjëherë, si pasojë e frakturave që ka marrë në kokë dhe hemorragjisë së madhe.
Viktima është gjetur nga një fqinj, teksa ai dilte nga banesa. Por, në pak minuta, dëshmitarë të ngjarjes janë bërë edhe banorë të tjerë të shkallës, si dhe fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Motivi
Të njëjtat burime policore thonë se familja e viktimës kishte dy djem, por njëri prej tyre kishte vdekur në moshë të re, pas një aksidenti automobilistik në Itali. Pas kësaj tragjedie, që ka ndodhur tre vite më parë, mëoshet se Xhavara kishte shfaqur probleme psikike dhe kohët e fundit çrregullimet mendore kanë qenë më të dukshme.
Për të përballuar tragjedinë, Mide Xhavara mbante në shtëpinë e saj vajzën e djalit, por edhe ky fakt nuk e ka ndihmuar atë të kapërcejë traumat.
Në kohën që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, viktima është konstatuar e vdekur, ndërsa burri saj dhe djali kanë marrë njoftimin nga uniformat blu të Durrësit.