Marrëveshja PS-PD: PSD dyshon për shitje të interesave kombëtare
Partia Socialdemokrate ka shprehur sot dyshimin për shitjen e interesave kombëtare lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për kufijtë detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Nënkryetari i kësaj partie, Ëngjëll Bejtja, tha dje se nënshkrimi i një marrëveshje për kufijtë detarë në kushte të nxitimit dhe në mungesë të transparencës, forcon dyshimin që mund të jenë shitur interesat kombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme i konsideroi trillim të gjitha deklaratat, sipas të cilave, Shqipëria i ka dhënë Greqisë sipërfaqe ujore. Drejtoresha Juridike në MPJ, Ledja Hysi, tha se Shqipëria nuk ka bërë asnjë ndryshim të kufijve ujorë, dhe se marrëveshja mes dy vendeve është një detyrim që lind nga Konventa e OKB-së, pjesë e të cilës janë si Shqipëria, edhe Greqia.