E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Ka presion ndaj administratës

Kandidatët për deputetë
të PS-së për Qarkun e
Gjirokastrës, Arta Dade, Vangjel
Tavo, Et‘hem Ruka, Elvira
Shapllo dhe Kristaq Kristani,
vërejnë me shqetësim presionin
që ushtrohet nga drejtuesit
e administratës shtetërore
në Qarkun e Gjirokastrës, që
kanë për qëllim të deformojnë
votën e lirë të të punësuarve në
sektorin shtetëror. Pothuajse të
gjithë drejtuesit e institucioneve
kryesore në të tri rrethet e Qarkut
të Gjirokastrës, deklaruan
kandidatët e PS-së, po ushtrojnë
presion ndaj punonjësve për të
votuar partinë në pushtet, duke
shkelur në këtë mënyrë kodin
e etikës dhe normat civilizuese
në një shoqëri pluraliste, si dhe
mungesën e standardeve europiane
në një vend anëtar i NATO-s.
"Raste të tilla janë shfaqur fi llimisht
në Rrethin e Tepelenës, për
të vazhduar më pas në Përmet
dhe Gjirokastër, ku drejtuesit e
institucioneve shtetërore i kanë
detyruar punonjësit e tyre të
identifi kojnë numrat e kartave të
identitetit, si dhe identifi kimin e
qendrave të votimit ku ata do të
shprehin verdiktin e tyre me anë
të votës", thanë ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›