E Diel, 1 Nëntor 2026

G99 mbyll fushatën zgjedhore në Berat

Mijëra qytetarë të Qarkut të
Beratit përshëndetën dje
mbylljen e fushatës së G99-ës.
Sipas kreut të këtij grupimi,
"çdo udhëtim i rëndësishëm nis
në shtëpi dhe duhet të mbarojë
po aty". Pikërisht për këtë arsye
Erion Veliaj zgjodhi vendlindjen e
vet, Qarkun e Beratit, për të mbyllur
rrugëtimin "Rock dhe Politikë"
me dy mitingje madhështore
në Urë Vajgurore dhe Kuçovë.
"Ju falënderoj për mikpritjen
dhe bekimin tuaj që nga fi llimi i
këtij rrugëtimi të mrekullueshëm
nëpër të gjithë Shqipërinë e deri
në fund kur jemi përsëri bashkë,"
iu drejtua Veliaj mijëra qytetarëve
të mbledhur në sheshin qendror
të Kuçovës. Gjatë këtij rrugëtimi,
vijoi ai, kemi kuptuar që të gjithë
qytetarët shqiptarë e dëshirojnë
ndryshimin, por nëse ka një
grupim, një forcë të veçantë e
cila ka pasionin dhe "muskulin"
e duhur për ta tronditur këtë
gjendje, për ta sjellë këtë ndryshim,
ata janë të rinjtë. "Edhe
pak orë kanë ngelur nga fi toja
e madhe e të rinjve shqiptarë,
e të gjithë qytetarëve shqiptarë,
ndaj duhet të mobilizojmë forcat
e fundit përpara se të festojmë, të
shpërndajmë lajmin e mirë dhe t‘i
bindim njerëzit se ndryshimi po
vjen", tha Veliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›