E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Kryeministri Berisha po manipulon me ligjin

PS konstatoi dje se opinioni publik dhe ai i përfaqësuesve ndërkombëtarë edhe një herë u bënë dëshmitarë të shfaqjes brutale të mazhorancës në Parlament. Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Arta Dade, u ndal në ato çka i cilësoi përçartje të zotit Kryeministër, që sipas saj tashmë nuk çudisin askënd, vetëm se rrisin angazhimin qytetar për ta larguar me zgjedhje të lira, të drejta, demokratike dhe të ndershme. "Jo pa qëllim përfaqësuesi i BE-së dje tërhoqi vëmendjen edhe njëherë tek emergjenca që paraqet miratimi i Kodit Zgjedhor dhe fillimi i zbatimit të tij", u shpreh Dade. Sipas saj, shqiptarët mbas 18 vjetësh kanë më respekt për veten, sesa të konsumojnë shfaqjet e melodramat e inskenuara në këtë foltore të nderuar prej atyre që dhe shortin e ndreqin në interesin e tyre, duke përdorur marifete që do t‘ua kishin zili dhe marifetxhinjtë më pa skrupuj. Vendi, shtoi Dade, të cilit një grup prej nesh i kemi kushtuar vite jete, energji, përpjekje e sakrifica për të konsoliduar sundimin e ligjit për shkak të kësaj mazhorance, renditet i fundit për t‘u integruar në BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›