G99: Emigrantët s‘mbrohen nga ministri shtegtar
Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve reagoi dje publikisht lëvizja G99. Sipas aktivistëve të saj, është e pamundur të ekzagjerohet rëndësia e këtij komuniteti të bashkatdhetarëve tanë që punon dhe jeton jashtë vendit. "Emigrantët tanë kontribuojnë rreth 1 miliard euro në ekonominë shqiptare përmes remitancave të tyre individuale. Kjo prurje financiare luan një rol primar në uljen e varfërisë dhe në zbutjen e problemeve sociale, ndërsa burimet diasporike njerëzore mund të luajnë një rol emancipues në zhvillimin e infrastrukturës institucionale të vendit", thanë drejtuesit e G99.