E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD hapa prapa për ligjin e dosjeve

PD bën hapa prapa për ligjin e dosjeve. Reflektimi i Partisë Demokratike vjen pas mesazhit të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uithers. Një grup i deputetëve demokratë kërkon që partia që ata përfaqësojnë të reflektojë mbi ligjin e dosjeve. Deputeti Preç Zogaj sqaron se "Kryeministri duhet të vlerësojë sugjerimet e ndërkombëtarëve për ligjin e dosjeve dhe më pas të konsultohet me grupin". Ndërsa deputeti Bujar Leskaj shpreh domosdoshmërinë e votimit të këtij drafti, pasi sipas tij në këtë mënyrë tregohet edhe respekt për ish të përndjekurit në Shqipëri. Përçarja e grupit të PD-së për këtë projektligj ka ardhur pas sinjalit të një dite më parë nga ambasada amerikane, apo OSBE-ja lidhur me ligjin e dosjeve. Interferenca e faktorit ndërkombëtar do të shtyjë diskutimet e politikës shqiptare mbi draftin e dosjeve deri në fundin e muajit janar, ndërkohë që zyrtarisht kampi blu nuk pranon se drafti për pastrimin e figurës së zyrtarëve nuk do të miratohet në seancën e ditës së hënë. Heshtja që ka kllapitur Partinë Demokratike duket se edhe këtë herë do të tregojë që procesi për miratimin e këtij projektligji do të bëjë hapa prapa, duke mos u vënë në zbatim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›