E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: PS, bashkë në sfidat e gruas shqiptare



Sekretarja për Marrëdhëniet me jashtë, Arta Dade tha dje gjatë takimit me gratë me rastin e 8 Marsit se PS do të jetë në krah të grave në sfidat e reja. "Ne kemi të drejtë të ndihemi mirë në këtë ditë, si pjesë e emancipimit shoqëror, si kontributore direkte të këtij emancipimi, si një vlerë e shtuar në luftën për demokratizimin e shoqërisë dhe integrimin e saj në familje e madhe të vlerave njerëzore", u shpreh Dade. Ajo tha dje se sot është një ditë reflektimi. "I drejtohem nënave të nderuara veterane të luftës dhe të punës, nënave dhe grave që vuajtën nga regjimi i kaluar, zonjave të zgjedhura në detyra të rëndësishme, arsimtareve të respektuara dhe grave që shërbejnë pa u lodhur në sektorin e shëndetësisë, grave fermere dhe ushtarake, grave të biznesit, grave emigrante, grave invalide, nënave të fëmijëve të ngujuar, grave intelektuale të shkencës, të artit dhe kulturës, grave të papuna, si dhe grave të grupimeve sociale të margjinalizuara", u shpreh Dade. Ajo kërkoi që të bashkojnë kurajon dhe guximin për t'i fituar sfidat që ato kanë përpara për një jetë më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›