E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Turqi: Gratë nuk dorëzohen



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas pjesëmarrjes si e ftuar speciale në Egjipt në konferencën "Gratë parlamentare si faktorë aktivë të zhvillimit", mori pjesë dje në një tjetër Samit ndërkombëtar për të drejtat e grave në Turqi, kësaj here si e ftuar e veçantë e Kryeministrit Erdogan. Samiti "Të drejtat e gruas bashkojnë lindjen dhe perëndimin" mblodhi gra lidere nga gjithë bota, deputete e senatore, nga Spanja, Danimarka, Pakistani, Suedia, rajoni i Ballkanit, Lindjes së Vogël e të mesme, për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në përballje me mendësitë, traditat, paragjykimet, sfidat. "Në fund të kësaj dite, secila prej nesh merr me vete një udhërrëfyes për iniciativa konkrete dhe një axhendë për të arritur barazi gjinore dhe tok me to moton tonë "Të mos dorëzohemi asnjëherë"! Sepse ne kemi forcën të qëndrojmë në këmbë, kemi guximin për të ndryshuar, dhe jemi bërës të ndryshimit, kemi vendosmërinë për ta bërë më të mirën për fëmijët dhe familjet - asetet më të çmuara për shoqërinë. Dhe sot është një ditë më shumë që u bën thirrje, jo vetëm njerëzve dhe qeverive të tyre, por ne, të gjitha grave se duhet të përballemi me problemet më të ngutshme të botës mbarë - të drejtat e grave", tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›