E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në 2013, Shqipëria me mumrin më të lartë të studentëve

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar qeveria do të bëjë çdo investim për modernizimin e universiteteve shqiptare dhe për ngritjen e kampuseve më moderne, me kushtet më të mira dhe cilësinë më të lartë. Në një miting madhështor në sheshin e Qytetit Studenti, në kryeqytet, Kryeministri Sali Berisha siguroi studentët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë se do të bëjë çdo gjë që mbarë të rinjtë shqiptarë të përjetojnë moshën dixhitale. Duke e konsideruar shkollimin e të rinjve si një ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie, Kryeministri Berisha garantoi se në vitin 2013, Shqipëria do të ketë numrin e studentëve më të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, sepse në këtë mënyrë ne bëjmë investimin më madhor për të ardhmen. Ju jeni gjenerata e NATO-s, të rinjtë janë ata të cilët do t'i japin Shqipërisë shpejtësi të paraparë në rrugën e zhvillimit. Ju jeni burimi më i fuqishëm i shpresës dhe i besimit tek Shqipëria evropiane, tha kryeministri Berisha, duke kujtuar se 19 vjet më parë ishin studentët që mbushën këtë shesh. Duke renditur disa nga sukseset e këtij mandati qeverisës, kryeministri nënvizoi anëtarësimin e vendit në NATO, ndërsa theksoi se qeveria ia doli të vendosë Shqipërinë, dikur ndër vendet më të varfra në planet, në krye të rritjes ekonomike në Europë. Ju keni të drejtën më të madhe morale të ftoni çdo qytetar të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet e tij, të bashkohet me ne për Shqipërinë Europiane, për projektin më madhor të këtij kombi. Ashtu si lamë prapa terrin nga ndërprerjet e energjisë, ne do të lëmë prapa mungesën e ujit të pijshëm në të katër anët e Shqipërisë. Në 4 vjet mësuesit shqiptarë, pedagogët tuaj do të paguhen më mirë se ata të 6 vendeve anëtare të BE-së, tha më tej Berisha. Ndër të tjera, kreu i demokratëve theksoi se çdo votë majtas është votë prapa, është votë për të shkuarën, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë për tu bashkuar dhe për të votuar idealet europiane, duke kthyer në 28 qershor fitoren e marsit të '92.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›