Dade në OSBE kërkon mbështetjen për kandidaturën e Mazit
25/02/2005 Delegacioni shqiptar kërkon vëzhgimin e votimeve nga OSBE
Kryetarja e delegacionit të parlamentit shqiptar, Arta Dade, ka zhvilluar dje në Vjenë një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Alce Hasting. Dade ka theksuar rëndësinë e kandidaturës së Shqipërisë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së. Kryetarja e delegacionit shqiptar është shprehur se kandidatura e Mazit është një figurë me vlera që duhet të mbështetet dhe nga vendet e tjera të OSBE-së. Gjatë bisedës, Dade ka dhënë një raport mbi punën që është duke u bërë në Shqipëri për garantimin e votës së lirë dhe për plotësimin e reformës elektorale. Dade ka kërkuar vëmendjen e Asamblesë dhe të OSBE-së, nëpërmjet prezencës në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare. Nga ana e tij, Hasting theksoi se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen në Shqipëri do të jenë në vëmendjen e duhur prej OSBE-së. Gjatë bisedës, ai shprehu dëshirën për të vizituar së shpejti Shqipërinë. Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar zhvilloi dhe një takim me kryetarin e radhës së OSBE-së, ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Rupel. Gjatë takimeve, delegacioni shqiptar ka diskutuar dhe mbi vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës, duke e cilësuar këtë një çështje tepër të rëndësishme për stabilitetin në rajon.