E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parlamenti do të vendosë mbi SHKB

25/02/2005  Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare do të vendosë këtë javë mbi ndryshimet në funksionimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit. Burimet kanë bërë të ditur se, në diskutime, deputetët do të kërkojnë që të vendosin kompetencat reale, që do të kenë anëtarët e SHKB-së. Për këtë çështje, ekspertët kanë paraqitur variante të ndryshme. Kështu, njëra anë është vlerësuar se SHKB ka detyrë kontrollin e akteve kriminale, ndërsa varianti i dytë, ka të bëjë me vëzhgimin e shkeljeve administrative. Kjo e fundit është vlerësuar si një pikë abuzive, pasi shkeljet administrative janë dhe nën kontrollin e organeve të tjera. Megjithatë, deputetët do të diskutojnë dhe gjatë kësaj jave mbi përcaktimet që do të bëhen në ligjin përkatës. Për këtë çështje është kërkuar dhe mendimi i ekspertëve në Ministrinë e Rendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›