"Me PS-në ndahemi thelbësisht në çështjen e monopoleve"
25/02/2005 Meta hedh dyshime dhe pwr aleancat pas zgjedhore mes LSI dhe socialistwve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka hedhur poshtë mundësinë për aleanca të mundshme para dhe paszgjedhore me Partinë Socialiste, qoftë dhe pa Kryeministrin Fatos Nano në krye të kësaj partie. Gjatë një intervisë në emisionin "Fakt", Meta e ka cilësuar PS-në si të përfshirë nga fenomeni i nanoizimit, prandaj bashkëpunimi është i pamunduar. Sipas tij, "nuk do të ketë aleanca parazgjedhore, sepse LSI-ja kërkon të konfirmojë veten përballë elektoratit shqiptar, si forcë e re politike që është. Të vetmet forca që do të bëjë bashkëpunime me LSI-në do të jenë ato që do të vihen në shërbim të shtetit ligjor, do të synojnë luftën kundër monopoleve dhe korrupsionit". Ndërkohë që Meta ka theksuar me forcë se mes partisë së tij dhe dy forcave kryesore, aktualisht në politikë, nuk ka asnjë gjë të përbashkët. Meta tha: "Me PS-në ndahemi thelbësisht në çështjen e monopoleve, kurse për sa i përket PD-së nuk është nevoja të them dallimet". Dhe për aleancat paszgjedhore, Meta ka shprehur rezervat e tij, duke theksuar se "është herët për të folut për këtë çështje, pasi dhe incidenti më i vogël që mund të provokohet gjatë procesit zgjedhor do të sillte dhe zgjedhje të parakohshme". Gjithashtu, Meta theksoi se "LSI-ja nuk ka ardhur në politikë për të mbushur boshllëqet mes dy forcave kryesore të politikës, por për të realizuar një pluralizëm të dytë politik. Periudha 1990-2005 është përmbyllja e ciklit të fenomenti Nano-Berisha, të cilët kanë sjellë vetëm personalizim në jetën politike të vendit. LSI-ja kërkon të realizojë një pluralizëm real, që do të thotë të shkosh te qytetari, të dëgjosh problemet e tij, të zbatosh rregullat e konkurrencës dhe që politika të kthehet në funksion të qytetarëve". Ndërkohë që deklarata tashmë të përditshme mes PS-së për LSI-në, Meta i ka cilësuar si "shpifje të paargumentuara dhe se deklarata të tilla vijnë për shkak të konsumimit të pushtetit dhe braktisjes nga ana e elektoratit". Gjithashtu, Meta ka komentuar dhe deklaratën e disa ditëve më parë të Kryeministrit Nano, që "nëse vjen Berisha në pushtet do të ndahet jugu me veriun e vendit", duke e cilësuar si një deklaratë të papërgjegjshme, në një kohë që jemi në vitin 2005. Në përfundim, kreu i LSI-së ka rikonfirmuar dhe një herë se partia e tij do të luftojë për integrimin e vendit dhe jo për të siguruar pushtet.