Dekretet e Presidentit miratohen me shumicë votash
25/02/2005 Ardian Dvorani dhe Besnik Ymeri kanë marrë dje votën e shumicës së deputetëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Dy dekretet e Presidentit të Republikës kanë marrë mbështetjen e plotë nga të gjitha forcat politike në parlament, duke mos shfaqur debate. Para kalimit në seancë, propozimet e kreut të shtetit kanë marrë mbështetjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve si dhe të forcave kryesore të politikës shqiptare. Ndaj, dhe gjatë seancës së zhvilluar dje, nuk janë shfaqur të papritura. Madje, për të shkurtuar kohë deputetët kanë kërkuar votim të fshehtë elektronik, në vend të propozimit për votimin e fshehtë me kuti. Duket se, pas përplasjeve të disa muajve më parë mes kreut të shtetit dhe forcave kryesore të politikës shqiptare, janë mbyllur debatet e hapura.