Lesi kërkon heqjen e imunitetit të Kryeministrit Nano
25/02/2005 Topalli: Kërkesa e kryeprokurorit ka non sens logjik
Nikollë Lesi ka kërkuar dje heqjen e imunitetit të Kryeministrit Fatos Nano, me qëllim hetimin e një aksidenti në Shkallnuer të Durrësit, ku ka vdekur një person. Gjatë seancës së djeshme parlamentare, Lesi ka theksuar se prokurori i Përzgjithshëm duhet të kërkojë hetime për Nanon, ndërsa në seancë deputetët do të vendosin për të dy kërkesat, si për heqjen e imunitetit të Lesit ashtu dhe për imunitetin e Nanos. Por, kësaj kërkese dje janë shprehur dhe deputetët e opozitës. Sipas Jozefina Topallit, kërkesa e paraqitur prej prokurorit të Përgjithshëm ka non sens, pasi në të nuk është e përcaktuar qartë, por thuhet dhe ka dhe ndoshta nuk ka. Megjithatë, debatet janë mbyllur nga Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili tha se debatet për këtë çështje do të shqyrtohen në kohën e duhur. Me këtë, ai ka lënë të nënkuptuar se diskutimi për kërkesën e kryeprokurorit, mbi heqjen e imunitetit të deputetit Lesi do të nisë pasi të jetë mbledhur Këshilli për Rregulloren dhe për Imunitetin e Deputetëve.