PS hedh poshtë ligjin për spiunët

25/02/2005 Socialistët nuk pranuan dje hapjen e dosjeve për kandidatët për deputetë apo kryetarët e bashkive
Dy votat e ardhura me vonesë shpëtojnë ish-bashkëpunëtorët e sigurimit
Socialistët kanë hedhur poshtë dje projektligjin mbi largimin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të fshehtë në administratën e lartë të shtetit, dhe në hapjen e dosjeve për deputetët dhe kryetarët e bashkive. Pas votimit nominal me zë të deputetëve, kryeparlamentari Servet Pëllumbi ka deklaruar se drafti ka marrë 54 vota pro 54 kundër dhe 10 abstenime. Duke qenë se nuk ka marrë shumicë të votave, kreu i Kuvendit ka deklaruar rrëzimin e tij. Megjithatë, dhe dje kanë vijuar incidentet mes parlamentarëve. Pak minuta pasi kreu i Kuvendit deklaroi mbylljen e votimit, duke nisur numërimin e votave pro dhe kundër, në sallë kanë mbërritur deputetët Ylli Bufi dhe Elmaz Sherifi. Pasi ka vënë re këtë, Pëllumbi ka kërkuar që dhe dy deputetët e sapombërritur të shprehnin votën e tyre. Përfaqësuesit e opozitës nuk e kanë pranuar këtë veprim, duke e cilësuar dhe shkelje të rregullores. Megjithatë, Pëllumbi tha se ende nuk kishte deklaruar rezultatin, ndaj dhe dy deputetët kishin të drejtën e votës. Vota kundër e Bufit dhe Sherifit ka kthyer menjëherë rrugën që kishte marrë drafti. Kjo sepse me shtimin e tyre, rezultati ka dalë 54 me 54, ndërsa para tyre ishte 54 pro dhe 52 kundër, që do të thoshte dhe miratim të projektligjit të paraqitur prej deputetëve, Ndoka, Cako dhe Berzani.
Përplasja
Dashamir Shehi e ka cilësuar të papranueshëm votimin kundër ndaj propozimit të tre deputetëve. Sipas tij, është e papranueshme që ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të fshehtë të dalin në foltoren e parlamentit dhe të japin leksione mbi demokracinë. Ndaj, Shehi ka kërkuar që të paktën për deputetët të vendosen kritere strikte dhe ata që kanë qenë bashkëpunëtorë vullnetar, apo me detyrim të sigurimit të fshehtë të dalin në pensionin e parakohshëm. Ndërsa, duke kundërshtuar relacionin e nënkryetares së Kuvendit, Makbule Çeço, e cila kërkonte rrëzimin e propozimit, deputeti Alfred Cako është shprehur se Çeço ka të drejtë të shprehet në këtë mënyrë, sepse ajo është në konflikt interesi me këtë iniciativë. Sipas Cakos, bashkëshorti i Çeços ka qenë një ish-oficer i shërbimit sekret gjatë diktaturës komuniste. Nga ana e saj, Çeço është shprehur se këto nuk kanë të bëjnë me relacionin. Ajo është shprehur se nenet e propozimit janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, që sanksionojnë se asnjë nuk mund të mbajë përgjegjësi për zbatimin e një ligji, që në periudhën e shkuar cilësohej e drejtë.
Votimi
Pas votimit, zëvendëskryeministri Namik Dokle është shprehur se votoi kundër projektit në respektim të Kushtetutës dhe jo për hatër të ndonjë spiuni që votoi pro tij. Në këtë mënyrë, dhe një herë socialistët janë shprehur se vendimi për të votuar kundër iniciativës është marrë për të mbrojtur Kushtetutën dhe të drejtën e përcaktuar në Konventat Ndërkombëtare.
Pro
Q. Tepshi, J. Topalli, B. Topi, P. Zogaj, A. Imami, T. Laço, N. Legisi, N. Lesi, B.Londo, L. Malltezi, F. Mediu, U. Metko, V. Minarolli, M. Muçi, B. Mustafaj, Myslimaj, N. Ndoka, J. Ndokaj, S. Olldashi, V. Palaj, E. Paloka, M. Pronjari, D. Qesja, Sh. Rroqi, D. Shehi, S. Shehu, L. Skuqi, E. Spahia, A. Cako, N. Alibali, M . Begeja, Spahia etj
Kundër
Ç. Hysi, Gj. Koja, Sh. Kateshi, V. Malo, B. Klosi, P. Majko, A. Kaja, S. Kokeri, Mehmetllari, V. Korreshi, M. Lakrori, V. Leskaj, M. Malaj, S. Pëllumbi, S. Poçi, Sh. Rogu, G. Ruçi, E. Ruka, E. Selimaj, E. Shabani, V. Tavo, A. Tato, E.Tepelena, M.Ulqini, M. Xhani, F. Xhindi, I. Zela, E. Braçe, Y. Bufi, E. Sherifi
Abstenim, votuan: D. Hushi, P. Koçi, E. Meksi, P. Milo, Z. Pepa, N. Preka, L. Xhuveli, dhe L. Cukaj.
Munguan V. Dule, I. Gjoni, K. Islami, I. Meta, F. Nano, L. Rama, B. Kolçaku, V. Koreshi, M. Ukperaj dhe F. Xhafa