E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjithë pushteti në “kosh”

25/02/2005  Ka bërë rrush e kumbulla një pasuri të tërë, është përzënë i poshtëruar nga dhoma e avoketërve, ka përfunduar në burg. Më pas ka marrë pjesë në programin “Voto për mua”, ku ka stërfituar. Falë një programi elektoral prej ultrasi në stadiume, me të cilin ka ndërmend të sfidojë udhëheqësin e konservatorëve. Duke rrezikuar të fitojë

Hylton-Potts u shfaq menjëherë në formë të mrekullueshme. “Jam njeri i ekzagjeruar, ua shpif të tjerëve dhe do të fitoj”, ishte mesazhi i tij i parë drejtuar shikuesve. Arriti të mposhtë kundërshtarët njëri pas tjetrit, ku të gjithë këta konsideroheshin nga publiku si shumë korrektë dhe pa nerv

“Unë frymëzohem nga Pim Fortuyn (udhëheqësi populist holandez që u vra vitin e kaluar. Modeli tjetër i tij është Uinston Churchill): do të kemi një ndryshim të vërtetë shoqëror vetëm kur një politikan të shprehë qartë dhe me zë të lartë ato të vërteta që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë”.

LONDER - Programi i tij elektoral është shumë i thjeshtë. Të thuash që është agresiv, do të thotë të përdorësh një eufemizëm. Ja si e sintetizon ai vetë: “Kufi të mbyllur dhe ndalim i menjëhershëm i imigracionit. Sapo të jenë mbyllur kufijtë, rikthim i menjëhershëm në shtëpi i të gjithë klandestinëve. Më pas, dalje sa më shpejtë që të jetë e mundur nga Bashkimi Evropian si dhe shfuqizim i menjëhershëm i të gjithë atyre rregullave absurde mbi të drejtat e njeriut”. Deri këtu, politika e jashtme. Duke kaluar në çështjet e brendshme: “Të ndërtohen shumë burgje të reja dhe të tridhen pedofilët”. Mbaruat? “Jo, se për pak harrova: të liberalizohen të gjithë llojet e drogërave. Me përjashtim të heroinës, ajo vret”. Sublim: as edhe Obelisku i Lega Nordit në Itali, në kohërat e tij më të mira nuk kishte mundur të shkonte kaq larg.

Fakti është që, njeriu që ushqen këtë ridalje në skenë të politikës prej ultrasi në stadium është Rodney Hylton-Potts, 59 vjeç, dhe që rrezikon vërtet të bëhet anëtar i parlamentit. E për më tepër, në Britaninë e Madhe, tokën ku ka lindur koncepti modern për demokracinë. Dhe ai që e vendosi nuk ka qenë një drejtues ekzekutiv partie (i pari dhe deri tani rasti më unik në histori) por një emision televiziv: Vote for me! (Voto për mua!). Një reality show i ngjashëm me Pop Idol (i ngjashëm me Ethet e së Premtes sh.p.). Vetëm se, në këtë rast, fituesi nuk do të jetë balerin apo këngëtar, por do të marrë pjesë në zgjedhjet politike të majit në Britaninë e Madhe.

Muajin e kaluar, për një javë të tërë, publik ITV, televizioni kryesor komercial i Mbretërisë së Bashkuar, ka ndjekur debatet dhe idetë e disa dhjetëra aspirantëve për t’u bërë politikanë, të pavarur nga partitë zyrtare, e më pas i ka votuar në një garë me eliminim direkt. Në studio, një juri e përbërë nga tre njerëz me peshë në jetën publike britanike: John Sargeant, ish-komentator politik i BBC; Kevin MacKenzie ish-drejtor i Sun; Lorraine Kelly, drejtuese e suksesshme e debateve televizivë. Objektivi i emisionit (i cili kapi një shifër prej një milion e gjysmë spektatorësh) ishte t’i dërgonte një mesazh të fuqishëm klasës politike, e cila ofron vetëm kandidatë të mërzitshëm dhe shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin.

Hylton-Potts u shfaq menjëherë në formë të mrekullueshme. “Jam njeri i ekzagjeruar, ua shpif të tjerëve dhe do të fitoj”, ishte mesazhi i tij i parë drejtuar shikuesve. Arriti të mposhtë kundërshtarët njëri pas tjetrit, ku të gjithë këta konsideroheshin nga publiku si shumë korrektë dhe pa nerv. Ndërsa ai përpiqej gjithmonë të fliste qartë: “Unë frymëzohem nga Pim Fortuyn (udhëheqësi populist holandez, që u vra vitin e kaluar. Modeli tjetër i tij është Uinston Churchill): do të kemi një ndryshim të vërtetë shoqëror vetëm kur një politikan të shprehë qartë dhe me zë të lartë ato të vërteta që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë”.

Shtypi (jo vetëm liberal) e ka atakuar fuqishëm: “Fashist për operetë” e ka quajtur për shembull Martin Bell, prej vitesh zëri më i njohur i BBC dhe sot deputet i pavarur i qendrës. E kotë: përkundrazi, sa më shumë që Rodders (kjo është nofka që ka fituar tashmë Hylton-Potts) atakohej, aq më shumë rritej mbështetja për të.

As edhe e kaluara e tij që, të thuash e turbullt është shumë pak, nuk ka bërë të bjerë popullariteti. I lindur në një famiklje të mirë borgjeze, më pas i diplomuar dhe avokat me një sukses modest, ai u përzu i poshtëruar nga shoqëria e avoketërve, ai pranon pa asnjë problem se ka përdorur disa herë substanca narkotike. E sikur të mos mjaftonte kjo, është dënuar edhe me pesë vite burg (më pas kreu vetëm dy e gjysmë) për shkelje të rënda fiskale. Madje, falë kapacitetit prej oratori, arriti të kthejë në avantazh të tij edhe përvojën e burgut.

“Në Brikston isha shumë popullor mes të burgosurve: në qelinë time kisha hapur një studio këshillimore ligjore dhe praktikoja tarifa shumë të ulëta”, kujton. “U pëlqeja edhe policëve: respektoja rregulat, nuk krijoja probleme dhe isha më i miri në pastrimin e qelisë”. I ka bërë thirrje ndërgjegjes së taksistëve, idetë e të cilëve pranohen nga një pjesë e mirë e britanikëve. Dhe ka fituar simpatinë e të gjithë atyre që gjejnë veten në aventurat e tij ekonomike dhe familjare: zotëria në fjalë ka humbur një pasuri jo të vogël, përfshirë shtëpinë luksoze (sot jeton në një apartament modest në Fulham), gruaja e dytë e la kur ishte në burg dhe sot ka pesë fëmijë, nga 5 në 23 vjeç.

Në këtë pikë, askush nuk ishte në gjendje ta ndalte: Hylton-Potts stërfitoi finalen e madhe me 80 për qind të votave të publikut. Dhe ai që lindi si reality show u kthye në realitet. Rodders ka themeluar një parti, Get Britain Back! (Riktheni Britaninë), e prezantuar me një mbulim në media dhe TV që do ta kishte zili edhe vetë Tony Blair. Dhe gjatë konventës së partisë ka shpallur kandidaturën në zgjedhjet politike në zonën e Folkestone dhe Hythe, ku do të sfidojë liderin e konservatorëve, Michael Howard. I cili tani rrezikon shumë: në zgjedhjet e fundit politike fitoi me një diferencë shumë të ngushtë, falë edhe sloganit “Prison works” (Burgu funksionon). Tani gjendet përballë një zotërie që, kur vjen puna për populizëm, nuk është askush në gjendje ta mposhtë.

Paturpësia në karrierë

Nuk është aspak rasti tipik i “Englishman in New York”. Nga profili i ulët britanik ka ruajtur shumë pak: i lindur në Londër në 1944, Jerry Springer është një prej fytyrave më të dashura të televizioneve amerikane. Mbërriti në ekranin e vogël pas një karriere në Partinë Demokratike të SHBA (në vitet shtatëdhjetë ishte përfshirë në një skandal seksual) dhe jo shumë arritje: asistent personal i Bob Kenedi, avokat i suksesshëm në Cincinnati, ka qenë këshilltar vendor dhe më pas u zgjodh kryetar bashkie i qytetit kur ishte vetëm 33 vjeç. I mundur në garën për guvernator të Ohios, bëri kapërcimin e madh duke u bërë anchorman televiziv.

Rezultati? Jerry Springer show, që nga sallon politik televiziv është tranfsormuar në një show skandalistik dhe vulgar, por të suksesshëm. Shumë i dashur mes audiencës, Jerry Springer ka në plan të kandidojë në zgjedhjet e 2006 për Senatine Ohios.

Audienca në kutitë e votimit

“Unë nuk bëj sikur turpërohem”, është përgjigjja e Robert Kilroy-Silk, ndaj atyre që e akuzojnë si narcizist. 61-vjeçari është kthyer në imazhin model të hapësirës laburiste. I diplomuar në shkollën londineze të ekonomisë, u zgjodh deputet në 1974. Tridhjetë vjet më pas la politikën për të hyrë në BBC. Në emisionin e tij “Pikërisht” Kilroy ka dhënë shumë mesazhe populiste, duke i lënë një hapësirë të gjerë opinioneve të publikut, vendeve të përbashkët e frazave ofenduese, duke shkaktuar edhe reagime nga organi kontrollues për telekomunikacionin. Deri në shkarkim.

Por audienca, në kutitë e votimit, paguan. Dhe Robert Kilroy-Silk arriti të zgjidhet eurodeputet në Strasburg, si përfaqësues i Partisë për Pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar. Pasi i quajti të pabesë anëtarët e tjerë të partisë, vendosi të vazhdojë i vetëm. Në zgjedhjet e ardhshme politike do të marrë pjesë me një formacion të tijin politik, që e ka quajtur “Veritas”, por që mediat britanike, duke ironizuar, e kanë pagëzuar “Vanitas”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›