E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët kërkojnë ndihmë për pagesat e faturave të energjisë

Fier

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ndryshimet në ligj kanë irrituar shoqatën e invalidëve të Fierit. Ka qenë kreu i saj, Ramiz Hoxha, ai që ka reaguar ditën e martë me anë të një konference për shtyp. “Nuk është e drejtë që invalidët të paguajnë njësoj si e gjithë popullata, duke pasur një pagë të kufizuar. çdo invalid merr mesatarisht 11 000 lekë të reja në muaj, me të cilat nuk i dalin për medikamentet, shërbimet e tjera apo ushqimet dhe të mendosh që me to të mund të përballojë tashmë dhe rritjen e energjisë elektrike në këtë masë sa është bërë këtë vit”, tha kreu i Shoqatës së Invalidëve të Qarkut të Fierit, Ramiz Hoxha. Në të gjithë Qarkun e Fierit numërohen rreth 9 mijë invalidë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë nevojë për kujdes edhe nga persona të tretë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›