Dajla, kur humanizmi dhe mirësia mposhtin edhe vdekjen
Rrëfimi i kalvarit të Elvira Bardhollarit dhe vajzës së saj 5-vjeçare për të kapërcyer një sëmundje vdekjeprurëse. Profesionalizmi i personelit të spitalit “Burlo Garafolo” dhe bujaria e Fondacionit “Lucheta-Ota-D’Angelo-Hrovatin” shpëtojnë jetën e v
“Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan dhe shpëtuan jetën e Dajlës sime.” Kështu e nis rrëfimin e saj Elvira Bardhollari, vajza e së cilës, Dajla, u shtrua në Spitalin e Fëmijëve, më saktë në onkologjikun e Tiranës më 4 prill 2009, me diagnozën “LAL”. “Në momentin e marrjes vesh të diagnozës, ka qenë tepër e dhimbshme për ne dhe nuk arrinim ta besonim për gati pesë muaj”, - vijon Elvira. “Kemi derdhur lot pa fund, jo vetëm ne si prindër, por edhe të gjithë të afërmit tanë që rrinin vërdallë rreth korridoreve pa asnjë shpresë e pa asnjë zgjidhje. Të gjendur në këtë situatë si prindër, kërkonim ndihmë, s’kemi lënë dyer pa trokitur, për të na ndihmuar që vajza të kurohej jashtë vendit, por ishte e pamundur për të siguruar një vizë dhe kështu që të gjithë dyert na mbylleshin. Gjendja e Dajlës sa vinte e përkeqësohej”, - tregon e ëma për ditët më të vështira të jetës së saj.
Por familja Bardhollari bëri atë që do të bënte çdo prind për fëmijën e vet, domethënë, të pamundurën. Elvira siguroi një vizë shengen dhe, së bashku me Dajlën e vogël, u nis me urgjencë për në Trieste të Italisë. Pa ditur asgjë se si funksiononte, thjesht kishin dëgjuar që ishte një nga spitalet më të mirë për këtë diagnozë. “Megjithatë me mënyrën se si po shkonim, nuk e dinim a do na pranonin apo jo, - vazhdon më tej rrëfimin e saj Vila. - Pas shumë mundimesh dhe Dajlën në krah, të zverdhur me leukocitet 400, arritëm në Trieste. Udhëtuam pak nga aeroporti dhe arritëm në spitalin “Burlo Garafolo. Të lodhur e të trishtuar e gjithmonë me frikën a do të na pranonin apo jo, drejtohemi në katin e parë, pra, tek urgjenca. Trokasim dhe hymë brenda,- tregon Elvira, e ëma e Dajlës së vogël.
Vila dhe vajza e saj, hasin me dy mjeke në hyrje, të cilat u afruan direkt dhe e pyetën se çfarë problemi kishin. “Fillova t’u tregojë duket qarë, pa u ndalur asnjë sekondë, rrëfen Vila teksa përkëdhel kokën e vajzës së saj. - Ato më dëgjuan dhe më pyetën me plot mirësjellje se nga vinim. Iu thashë se ishim nga Shqipëria: ‘Ju lutem më ndihmojmë’. Përgjigja e tyre ishte: ‘Po, zonjë. Rrini e qetë, se do ju ndihmojmë’. Marrin Dajlën plot dashuri dhe mirësjellje dhe e ulin e i japin lodra në dorë. E pyetën nëse donte të hante apo të pinte ndonjë gjë dhe fillojnë ta vizitojnë. Morën në telefon mjekun anestezist, gjithashtu edhe onkologun. Nuk kaluan shumë minuta dhe mjeku anestezist mbërriti aty. Pasi më përshëndeti, më tha: ‘Mama, duhet ta vëmë fëmijën në gjumë, në mënyrë që t’i bëjmë analizat. Ju lutem rrini e qetë, vajza është në duar të sigurta’. Kam fërkuar sytë. Çdo gjë më dukej si ëndërr dhe në këto momente erdhi një doktor tjetër. Ai na përshëndeti dhe me buzëqeshje na pyeti: ‘Kush ju adresoi për këtu?’ I kthehem: ‘Zotëri, ju lutem ndihmojeni fëmijën tim’. Ai më buzëqesh, përkëdhel Dajlën dhe del. Më vonë mora vesh se ai ishte Prof. Tomaso i onkologjisë në “Burlo Garafolo”. M’u duk si ëndërr. Infermieret nuk e ndanë asnjë sekondë nga sytë Dajlën, gjithashtu, duke më dhënë kurajo mua. U çuditën nga gjendja e Dajlës. Mjeku anestezist, me lotë në sy më thoshte, e gjora vajzë ç’paska hequr. Ai u çudit nga flobiti që Dajla kishte në këmbë dhe ishte e pamundur t’i gjenin damarin, për shkak se ishte copëtuar keq. Kështu kaluan dy orë në urgjencë. Në dhomë vjen infermierja e onkologjisë, e cila e më përshëndët më: ‘Mama, dhoma e Dajlës është gati. Ju lutemi të vini me ne’. Zemra më rrihte fort, - vazhdon Vila. - nuk pushova asnjë moment së qari. E kuptova se ata e pranuan Dajlën në spital. U ngjitëm me ashensor në katin e tretë. Infermierja mbante Dajlën në krah. Ndërsa doktoresha Valentina Kireno na saluton me shumë përzemërsi dhe hapi dyert duke thënë: ‘Mirë se erdhe Dajla! Shpresojmë se do të bëhemi mike bashkë’ dhe me dorë na tregoi dhomën nr. 8”, - tregon e emocionuar Elvira.
U futën brenda dhe Vila thekson se ishte e tepër e emocionuar dhe e befasuar nga mirësjellja, mikpritja dhe humanizmi i tyre: “Të gjitha këto më bënë të ndihesha si në përrallë. E përqafova Dajlën dhe i thashë: ‘Kemi ardhur në tokën e Zotit, bijë’. Dhe kështu kaloi nata e parë me Dajlën në spitalin “Burlo Garafolo”. Një mrekulli. Një ëndërr e pabesueshme. Pas një sakrifice tepër të dhimbshme, ëndrra dhe dëshira për të shpëtuar Dajlën u bë realitet. Rreth orës tetë të mëngjesit na erdhi në dhomë Dr. Valentina. Na përshëndeti sikur të na njihte prej shumë kohësh. Përkëdheli Dajlën, e vizitoi dhe m’u drejtuar me këto fjalë: ‘Mama, rri e qetë. Vogëlushja Dajla është në duar të sigurta. Në bazë të analizave që bëmë ju themi që vajza ka 80 % shpresë për të jetuar. Për terapinë që e vogla do të marrë paguan Italia. Gjithashtu, në momentin kur Dajla duhet të shkëputet nga spitali, ditët që duhet të jetë në shtëpi, kemi folur me Fondacionin ‘Lucheta – Ota – D’Angelo – Hrovatin’, që do t’ju mundësojë të ngrënët, fjetjen dhe çdo gjë që ju nevojitet. Isha tërësisht pa fjalë dhe e çuditur”, - tregon Elvira.
Kështu kaluan pesëmbëdhjetë ditë në spital. Gjendja e Dajlës kishte ndryshuar tërësisht. Kishte një ngjyrë të mrekullueshme. Infeksionet që kishte pasur s’i kishte më. Leukocitet kishin shkuar në normë. “Isha shumë e kënaqur, - kujton Vila. - Hyri në dhomë Dr. Marko Robuzini, ku gjeta rastin ta falënderoja nga shpirti. Ai na tha: ‘Tani vjen znj. Ariela, e cila do t’ju marrë për t’ju çuar në shtëpi. Çdo gjë është në rregull, së bashku do të shihemi pas një jave për të bërë analizat dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do të fillojmë terapinë’. Në këto çaste vjen znj. Ariela, e Fondacionit ‘Lucheta – Ota – D’Angelo – Hrovatin’. E buzëqeshur, prezantohet dhe merr Dajlën në krah dhe me dorën tjerë kap valixhen që mbaja unë duke më thënë: ‘Bravo, mami. Je një nënë guximtare. Ia ka vlejtur e gjithë sakrifica dhe guximi yt. Do ta shohësh edhe vetë që çdo gjë do të shkojë më së miri’. E pash në sy dhe iu ktheva: ‘Ju faleminderit, për çdo gjë’. Duke ecur nëpër korridor të gjithë doktorët dhe infermieret përshëndesnin Dajlën me shumë dashuri.
Isha më shumë se e çuditur nga mirësjellja, humanizmi, xhentilesa e përkushtimi i këtyre njerëzve, - rrëfen më tej Vila. - Gjatë rrugës nga spitali për në shtëpi, më shumë qaja nga gëzimi dhe nga gjithë ato që ju tregova më lart. Ariela përpiqej në çdo moment të më thoshte ndonjë gjë që unë të mos qaja. Rrugës më shpjegoi shumë gjëra. Më tregoi se si funksionon e gjithë puna në fondacion. Arritëm në shtëpinë e madhe të fondacionit Luceto. U takova me nëna të tjera nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga vende të tjera. Ariela më tregoi dhomën. Çdo gjë ishte perfekte. Nuk mungonte asgjë. Nënat e tjera më treguan për kuzhinën e madhe ku gatuanin dhe që s’mungonte asgjë për fëmijën dhe ne. Kështu rrodhën ditët me plot surpriza për Dajlën dhe mua.
Fondacioni kujdesej për çdo gjë, deri tek transporti për në spital. Organizoheshin ditëlindjet e fëmijëve, ku bëheshin festa të paharrueshme”, tregon Elvira.
Në fakt, në faqen zyrtare të Fondacionit ‘Lucheta – Ota – D’Angelo – Hrovatin’, në shënimin e të premtes, datë 6 gusht 2009, shkruhet: ‘Dajla, sëmundja e saj e tmerrshme e ka sjellë në Trieste … por do ta luftojmë së bashku!’ dhe kjo është në kontrast të plotë me shënimin e të hënës, datë 1 mars 2010, ku plot gëzim, kumbohet se ‘edhe Dajla e vogël e ka mbyllur qëndrimin e saj me ne, për t’u kthyer në shtëpinë e saj për një periudhë të shkurtër, për të vijuar me kontrollet periodike derisa të jetë plotësisht e shëruar!’.
Në përfundim të rrëfimit të saj, Elvira Bardhollari falënderon të gjithë ata që ndihmuan në shërimin e vajzës së saj. “Faleminderit pafundësisht Prof. Tomasos, për punën e palodhur dhe shumë korrektet që bën me fëmijët! Ju faleminderit shumë Dr. Marko Robuzini. Nuk harroj kur bëtë analizën e midolës (palcës), i cili vinte gjithë gëzim e më thoshte: ‘Çdo gjë është mirë, mami. Bravo, Dajla’. Faleminderit nga shpirti, nga unë, që na ke shoqëruar edhe në shtëpi. Për ne është e paharrueshme. Gjithashtu, ju them pafundësisht faleminderit Dr. Xhulio Xonacio, që kontrollon dhe viziton Dajlën me shumë vëmendje. Faleminderit Dr. Valentina, e preferuara e Dajlës, që me buzëqeshjen tënde dhe punën e palodhur që kryet. Jeni përrallore. Faleminderit të gjithë infermiereve për punën e palodhur, strikte dhe shumë të kujdesshme për çdo detaj. Faleminderit “Burlo Garafolo”. Largohemi pas shtatë muajsh me shumë respekt, dashuri e mirënjohje. Nuk do t’ju harrojmë kurrë në asnjë moment të jetës sonë, për dashurinë, humanizmin, për punën dhe rezultatet, si dhe që arrini të dilni përherë fitimtarë. Ju jeni dhe do të mbeteni spitali model. Gjithashtu shumë faleminderit Fondacionit ‘Lucheta – Ota – D’Angelo – Hrovatin’, që bën të pamundur për t’ju gjetur pranë fëmijëve dhe nënave. Faleminderit pafundësisht vullnetarëve të fondacionit për çdo gjë që keni bërë për ne. Ju jeni humanë dhe bëni humanizëm. Zoti ju ndihmoftë dhe qoftë me ju!”, përfundon rrëfimin e saj Elvira.
Apeli i një nëne: “Ndihmoni fëmijët e sëmurë!”
Elvira Bardhollari ka një apel për të gjithë ata që kanë zemër dhe që e duan jetën: “Gjej rastin t’i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjithë ata që i thonë vetes prindër, të kontribuojnë sado pak për fëmijët e onkologjikut. Për të shpëtuar një jetë, duhet ta dini që në pediatrinë e Tiranës, në katin e dytë, ndodhet pavijoni, ku shumë fëmijë luftojnë me vdekjen, ku shumë prindër kalojnë në depresion të plotë, sepse është e pamundur të sigurojnë ilaçet e terapisë, po aq e pamundur të sigurojnë një vizë, për ta nxjerrë jashtë kufijve fëmijën e tyre. Iu bëj thirrje fondacioneve e organizatave të bamirësisë, qeveritare e joqeveritare, ndihmoni onkologjikun e Tiranës. Është shumë e rëndë dhe shumë e dhimbshme të dish, se fëmijët shpëtohen vetëm jashtë vendit dhe ti si prind endesh për të gjetur një vizë e askush s’të ndihmon dhe sheh fëmijën tënd të tretet para syve të tu. Ju lutem, ndihmoni. E njoh mirë këtë situatë dhe nuk harroj asnjë ditë të vuajtjeve dhe shumë sakrificave për të marrë një vizë”, - apelon Elvira e cila e di mirë çdo të thotë të kesh një fëmijë sëmurë.
Fondacioni “Lucheta – Ota – D’Angelo – Hrovatin”
“Në kujtim të atyre që kanë sakrifikuar jetën, për të fituar luftën, duke folur për paqen”
Fondacioni “Lucheta – Ota – D’Angelo – Hrovatin” është një organizatë jofitimprurëse që ndihmon të gjithë fëmijët që janë viktima të luftërave. Më 28 janar 1994, të dërguarit e posaçëm të RAI-t, Marko Luketa, Alesandro Ota dhe Dario D'Anxhelo gjejnë vdekjen nga një granatë e hedhur teksa realizonin një speciale për “TG1”-n mbi viktimat e luftës në Ish-Jugosllavi. Dhe të nesërmen e kësaj tragjedie të ndodhur në Mostar, krijohet Komiteti i këtij Fondacioni. Dhe përse janë zgjedhur fëmijët? Sepse me trupat e tyre, Marko Luketa, Alesandro Ota dhe Dario D'Anxhelo kanë mbrojtur jetën e Zllatkos së vogël, të cilin po e intervistonin dhe që jeton sot e kësaj dite në paqe me familjen e tij në Suedi. Po kështu, Fondacioni mban edhe emrin e Miran Hrovatinit, kameramanit të vrarë më 20 mars të 1994-s në Somali, teksa realizonte një reportazh për TG3-shin. Fondacioni “Lucheta – Ota – D’Angelo – Hrovatin” bashkëpunon ngushtë me Spitalin e Fëmijëve “Burlo Garofolo” të Triestes.
10 Qershor 2010