Emigrantët, kontribute për pension, nga vendet ku jetojnë
Emigrantët shqiptarë, të cilët aktualisht jetojnë jashtë vendit apo që kanë bërë bashkim familjar, duke tërhequr dhe prindërit në vendin ku jetojnë do të kenë më shumë lehtësira. Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe një përfaqësi e patronatit ACLI, ngritur në vitin 1945 me 72 degë në të gjithë botën, kanë nënshkruar një marrëveshje me disa pika për të ndihmuar emigrantët shqiptarë me informacion, asistencë, si dhe projekte ndihmuese lidhur me pensionet dhe derdhjen e kontributeve. Konkretisht, sipas kësaj marrëveshjeje, do të krijohet mundësia e informimit për të gjithë emigrantët shqiptarë, kryesisht në Greqi dhe Itali ku ndodhet edhe pjesa më e madhe e bashkëkombësve.
Nga ana tjetër degët e ACLI, në Tiranë dhe Shkodër, japin asistencë për të gjithë emigrantët e kthyer në Shqipëri, lidhur me dokumentacionin e humbur, me të drejtat për të përfituar pension për ata që kanë punuar për disa vite jashtë vendit, si dhe ndihmë për sa i takon dhënies së informacioneve më të fundit për sigurimet, kontributet, vjetërsinë dhe përfitimet në formën e pensionit.
Marrëveshja
Sipas marrëveshjes, emigrantët do të informohen për të drejtën për të marrë një pension, për gjithsecilin që ka punuar në Shqipëri, por ka një periudhë vakumi, për shkak të emigracionit. Po ashtu në bazë të kësaj marrëveshjeje, emigrantët kanë mundësi të informohen lidhur me mundësinë për të përfituar pension, të pjesshëm apo të plotë, sasia e kontributeve që nevojitet për të marrë një pension, apo mundësitë për të rikuperuar kohën e humbur nëpërmjet derdhjes së "vjetërisë" në mënyrë vullnetare.
Marrëveshjet mes INAS, ACLI apo instituteve të tjera me Institutin e Sigurimeve Shoqërore u lehtësojnë punë dhe kohë emigrantëve, të cilët në kushtet e largimit nga vendi kanë mungesë informacioni lidhur me të drejtat e tyre në fushën e sigurimeve, pensioneve e të drejtave që gëzojnë në bazë të punës dhe kontributit të tyre në Shqipëri apo në emigrim.
Në bazë të marrëveshjes, emigrantët do të kenë mundësi që të derdhin kontribute në vendet ku jetojnë. Në këtë mënyrë, të gjithë ata që punojnë në të zezë, apo të gjithë ata që duan të gëzojnë qoftë edhe një pension të pjesshëm me vjetërsi 15 vjet, do të mund të paguajnë periodikisht kuotën për të përfituar në të ardhmen një pension.
Kërkesa, pensionet
"Është në zhvillim e sipër projekti i përbashkët që kemi me një nga bankat ndërkombëtare për të shpërndarë pensione për moshën e tretë në vendet ku ato jetojnë me fëmijët, pas bashkimit familjar. Ndërkohë që në Greqi në bazë të bashkëpunimit, emigrantët mund të shkojnë në bankë dhe të derdhin kontribute njësoj sikur do të bënin në Shqipëri pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kjo në bazë të të drejtave që burojnë nga marrëveshja me bankën", sqaroi zyrtarisht Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Nga ana tjetër, çdo emigrant i cili kërkon të dhëna për vjetërsinë në punë, për mbushjen e periudhave bosh, për sigurimin vullnetar mjafton të bëjë një kërkesë dhe ISSH-ja bën për të konfirmimin e informacionit, duke sjellë dokumentacion, të dhëna, vjetërsi dhe gjithçka nevojitet tjetër. Përgjigjja jepet nëpërmjet postës zyrtare apo asaj elektronike.