E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajti në gjykatë mekarrocë, refuzohet kërkesapër gjykim të shkurtuar

TIRANË- Dritan Dajti autori i masakrës së shtatë gushtit 2009 ka tentuar ti shpëtojë burgimit të përjetshëm duke ripërsëritur kërkesën për gjykim të shkurtuar. Ai u paraqit sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda i ulur në një karrocë me rrota për shkak të problemeve shëndetësore që ka pas marrjes së dy plumbave. I akuzuari i tha trupit gjykues se nuk duhet ta kishin hapur procesin gjyqësor ndaj tij pasi duhet të merrnin parasysh faktin se ka qenë në spital dhe në gjendje jo të mirë për të komunikuar.

Kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar është hedhur poshtë nga ana e Prokurorisë sipas të cilës procesi ndodhej në një fazë ku kërkesa nuk mund të bëhet pasi i ka kaluar afati. Gjykata në këtë pikë refuzoi kërkesën e Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të policisë, armëmbajtje pa leje si edhe disa vepra të tjera penale. Dajti nuk ka mundur të qëndrojë shumë gjatë në gjykatë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Dritan Dajti ekzekutoi në Durrës 4 efektivë të skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan ti vinin pranga pas gjashtë vitesh në arrati.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›