E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovakia nukndryshon qëndriminndaj Kosovës

PRISHTINE- Shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajcak ka thënë të premten, gjatë një takimi me homologun e tij serb Vuk Jeremic, se Sllovakia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
“Qëndrimi ynë nuk është armiqësor ndaj njerëzve që jetojnë në Kosovë – por, është një qëndrim parimor”, ka thënë Lajcak, duke përsëritur qëndrimin se Sllovakia nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës.

Lajcak ka lavdëruar samitin BE-Ballkani Perëndimor, që është mbajtur ditë më parë në Sarajevë. Sipas tij, dinamika e proceseve politike do të duhej orientuar drejt evropianizimit të Ballkanit, dhe jo drejt ballkanizmit të Evropës”.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›