Dajti rrezikon 7 vjet burg për arratisjen

15/03/2005 Policët e togës që u arrestuan kërkojnë pafajësi nga Gjykata e Lartë
TIRANË – Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor për Dritan Dajtin, i arratisur nga dhoma e izolimit në Gjykatën e Tiranës dy vjet më parë. Gjyqtari Fehmi Petku i ka dhënë kohë prokurorit të çështjes të pregatisë konkluzionet përfundimtare kundër të pandehurit. Ndërkohë që për akuzën e vrasjes, Dajti është dënuar me 25 vite heqje lirie, për akuzën e arratisjes rrezikon dënimin deri në 7 vjet burg. Ky dënim që do të kërkohet nga organi i Prokurorisë, do të vuloset më pas nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.
Arratisja
Dritan Dajti u arratis nga duart e policisë në datën 17 nëntor 2003, teksa po priste të merrte pjesë në procesin gjyqësor kundër tij. Edhe pse Dajti u largua nga dera kryesore e gjykatës, e gjithë policia e angazhuar për ta paralizuar, nuk arriti të bënte dot gjë. Për të zbardhur mënyrën e arratisjes së Dajtit nga gjyqtari Fehmi Petku, u thirrën si dëshmitarë punonjësit e policisë së togës së shoqërimit. Nga ana e mbrojtjes është pranuar gjithçka. Megjithatë në këtë rast, Dajti përjashtohet nga kërkesa për gjykim të shkurtuar. Masa e dënimit që do të jepet nga gjykata, do t'i shtohet më pas masës së dënimit të marrë për akuzën e vrasjes me paramendim. Arratisja e Dritan Dajtit nga dera kryesore e gjykatës ishte spektakolare. Për të kryer këtë akt, Dajti u ndihmua nga të gjithë shokët e tij, të cilët atë ditë kishin rrethuar të gjithë zonën në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Një pistoletë e tipit "Beret", e gjetur nga Dajti në kasetën e tualetit të katit të parë të gjykatës, e ndihmoi të terrorizonte policinë e më pas edhe të pranishmit në katin e dytë. Ndërsa, Dajti dilte nga dera kryesore e gjykatës duke ulëritur e thirrur për të hapur rrugën, nga ana tjetër e Lanës shokët e tij qëllonin me armë për të tërhequr vëmendjen e policisë. I pandehuri u largua menjëherë, i ndihmuar nga shokët e tij që e prisnin jashtë me një motor.
Policët
Ndërsa Dajti është në arrati dhe nga ana e policisë nuk është gjetur asnjë gjurmë, punonjësit e togës së shoqërimit u dënuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Halim Sula, Besnik Muça dhe Qemal Preçi u dënuan dhe, tashmë kanë mbetur pa punë për shkak të një neglizhence në kontroll. Sula dhe Muça e pranuan akuzën dhe u dënuan nga 16 muaj heqje lirie, ndërsa Qemal Preçi u dënua dy vite burg. Edhe pse policët e togës e kanë kryer masën e dënimit të dhënë nga gjykata, janë detyruar të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Tashmë, ata presin të marrin pafajësi, duke pretenduar se kanë qenë të pafajshëm.