Nis diskutimi për konfliktin e interesave

15/03/2005 Sot mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe i Ligjeve
Kuvendi i Shqipërisë do të nisë këtë javë diskutimin mbi projektligjin e konfliktit të interesave. Për këtë draft janë paraqitur një sërë amendamentesh, pasi deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ata të opozitës kanë shprehur një sërë rezervash mbi përcaktimet që kanë dhënë përfaqësuesit e qeverisë. Në draftin e dorëzuar prej Këshillit të Ministrave, qeveritarëve dhe deputetëve u lejohet që të kenë pjesë në aksionet e firmave fitimprurëse. Për këtë pikë jepen disa kufizime në të drejtën e aksioneve. Por përfaqësuesit e LSI-së e kanë cilësuar këtë veprim një zyrtarizim të konfliktit të interesave. Ndaj, ata kanë kërkuar që në rastet kur deputetët apo ministrat kanë firma private, ata duhet t'ia transferojnë drejtimin e firmës një personi të tretë. Ndërsa nuk do të lejohet që një ministër apo funksionar të marrë vendime që favorizojnë firmën e tij private. Gjithashtu dhe deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që të zyrtarizohet konflikti i interesave, ndaj ata kanë nisur përgatitjen e një sërë ndryshimesh. Megjithatë, vetëm sot, drafti do të diskutohet nen për nen në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Ekonomisë. Pas kësaj, gjithçka do t'i lihet seancës së parlamentit. Sipas deklaratave të dhëna ligji për konfliktin e interesave do të hyjë në fuqi vetëm për legjislaturën e ardhshme parlamentare. Në debatet e zhvilluara është theksuar se ligji do të hyjë në fuqi në vitin 2006.