LSI më 26 mars mbledh Konventën
15/03/2005 Lëvizja Socialiste për Integrim, më 26 mars, do të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme të partisë për të votuar kryetarin e saj. Pas mbledhjes së konventës disa ditë më parë, ku pritej të shpalleshin alternativa për të konkurruar kryetarin Ilir Meta, por që nuk solli asnjë emër konkurrues, tashmë ngelet që në zgjedhjet e 26 marsit elektorati i LSI-së të shprehet me votën e tij, se sa e favorizon kreun e kësaj partie.
Pas zgjedhjeve të brendshme të LSI-së, në javën e parë të muajit prill, pritet të mbahet Konventa Elektorale, ku do të platformohet strategjia e LSI-së për të përballuar zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë, ky muaj do të shënojë dhe mbajtjen e dy Konventave të tjera, si atë për gruan dhe rininë, të cilat mendohen të zhvillohen brenda dy javëve të para të muajit. Në këtë mënyrë, LSI dhe forumet e saj mbështetëse plotësojnë ciklin e përzgjedhjes së drejtuesve, duke zbatuar parimin "një anëtar, një votë", për të vazhduar më pas me fushatën elektorale.