Dajtit i refuzohet gjykimi i shkurtuar
Tirane- Ne masa te rrepta sigurie, me nje karroce invalidi, Dritan Dajti personi qe nje vit me pare, u be protagonisti i masakres se Durresit, ku mbeten te vrare kater oficere policie, eshte paraqitur per here te pare ne sallen e gjyqit. I rrethuar nga forca te shumta policie, Dajti ka hyre ne sallen numer 1 te Gjykates se Krimeve te Renda ne oren 10:10 minuta, kur ishte parashikuar edhe seanca gjyqesore. Qe nga nisja e procesit e deri me dje, i pandehuri nuk kishte pranuar te paraqitej ne seance, duke dhene shpjegime se ishte i semure, madje ne disa raste shkresave zyrtare qe e lajmeronin per procesin iu pergjigjej me ane te shenjave. Ashtu si edhe ne seancat e meparshme, ne salle ndodhej edhe bashkeshortja e Dajtit, si dhe te afermit e tij. Ne seancen e djeshme, fillimisht i pandehuri Dajti largoi si mbrojtese te tij avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata, Valentina Teodoresku, duke rikthyer si mbrojtes, avokatin e zgjedhur prej Dajtit, Arben Qeleshi. Menjehere sapo ka marre ne duart e tij mbrojtjen, avokati Qeleshi kerkoi revokimin e vendimit, qe i hapi rruge fillimit te shqyrtimit gjyqesor. Kjo kerkese sipas mbrojtesit Arben Qeleshi do t'i hapte rruge kerkeses se dyte, qe lidhet me procedimin e klientit te tij me gjykim te shkurtuar. Kerkesa e mbrojtesit te Dajtit eshte kundershtuar nga prokurori i ceshtjes Eugen Beci, i cili pretendoi se procesi ndodhej ne nje faze qe i kishte kaluar afati kerkeses. Pas kesaj kerkese, e cila me pas edhe u rrezua nga gjykata, avokati Arben Qeleshi, e ka perseritur ate per te pandehurin tjeter Ergest Xhoxhi, kerkese e cila u rrezua me te njejtin argumentim nga gjykata. Nderkohe qe mbrojtesi pretendoi se do te ankohej edhe ne shkallet e tjera te gjyqesorit. Nderkohe qe vete Dajti i pakenaqur nga vendimi i dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda, deklaroi se duhej te merrej parasysh faktin se ai ka qene i shtruar ne spital dhe nuk ka pasur mundesi te ishte ne kohen e duhur per ta bere kerkesen. Pas kesaj, i pandehuri ka nisur edhe ankesat e tij se nuk mund te qendronte gjate ne salle. " Nuk mund te qendroje gjate ulur ne karrige, nese nuk me sillni nje mjek qe te me beje nje qetesues. Nuk dua te largohem nga salla e gjyqit, por ne te njejten kohe dua prezencen e nje mjeku qe te me beje qetesues e me pas te jem i pranishem. Me krijoni kushtet, ose me shtrini ne nje krevat, ose ne dysheme. Eshte e turpshme te bie ne toke. Nuk eshte normale te me mbani ne kete gjendje. Eshte e pamoralshme te vazhdoje ne keto kushte", shprehej here pas here Dritan Dajti para gjykates. Ankesat e tij, detyruan trupin gjykues qe ta shtynte seancen per ne daten 8 qershor.
Redinalda Caushaj
Te pandehur
Dritan Dajti
Erges Xhoxhi
Mariglen Muca