Policia belge: Vrasesi i gjyqtares, nuk eshte shqiptar
Bruksel-Policia belge ka sqaruar cdo hamendesi ne lidhje me origjinen e vrasesit, te nje gjyqtareje dhe kancelarit te saj ne Pallatin e Drejtesise, dy dite me pare. Sipas policise belge, autori i vrasjes se dyfishte eshte nje iranian, i cili pasi eshte identifikuar, eshte ndaluar nga policia. Mediat e huaja, nxituan te akuzojne menjehere pas ngjarjes, se autori i kesaj masakre, ishte shqiptar, duke mos iu referuar asnje burimi zyrtar te informacionit. Gjithcka eshte sqaruar nga policia belge, nje dite pas ngjarjes. Sipas te dhenave te policise, ai eshte nje 47-vjecar, por nuk eshte bere me dije identiteti i tij. Nje gjykatese 61-vjecare dhe kancelari i saj, u qelluan ne sallen e gjyqit me pistolete ne koke, pas dhenies se vendimit per nje ceshtje civile qe kishin ne gjykim. Nje person hyri ne sallen e gjyqit, qendroi aty e pastaj ne fund te seances qelloi nga afer me arme gjykatesen dhe kancelarin e me pas u largua me kembe. Sikurse u raportua, shkak i kesaj vrasje te dyfishte, ishte vendimi i dhene nga gjyqtarja, ne disfavor te autorit te krimit. Ministri i Drejtesise, Stefaan De Clerck tha se kjo ishte hera e pare ne historine e gjyqesorit belg, qe nje gjyqtar vritet ne mes te nje seance gjyqesore. Duke e pershkruar incidentin si nje "katastrofe", ai tha se kjo tregon per nevojen e rritjes se sigurise se gjykatave belge.
L.K