E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy gra denojne dhunen e burrave, kerkojne mbrojtje ligjore

Durres-Dy gra te reja, te dyja nena me femije, kane denoncuar ne policine e Durresit, dhunen qe ushtronin ne menyre sistematike bashkeshortet e tyre. Burime zyrtare te policise bene te ditur se nje grua 26-vjecare me inicialet D.L, lindur ne Thumane te Krujes dhe banuese ne lagjen 15 Durres, nene e dy femijeve, ka kerkuar te merret ne mbrojtje ne organet e policise. Ajo ka treguar se bashkeshorti i saj E.L, 30 vjec, ka ushtruar dhune fizike e psiqike duke e rrahur, keqtrajtuar, kercenuar e ofenduar sistematikisht. Policia e Durresit plotesoi kerkese-padine per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes. Nderkohe nje tjeter nene e tre femijeve, Sh.K, 32 vjece, lindur ne Diber dhe banuese ne lagjen 14 Kenete, Durres, ka rrefyer se edhe ajo dhunohej dhe kercenohej nga bashkeshortij i saj Sh.K. Te dy personat e paditur ne polici, rezultojne se ishin me arsim 8-vjecar. Per te dyja keto raste, policia ka kryer veprimet proceduriale dhe materialet ju kaluan per ndjekje Gjykates se Rrethit Durres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›