E Diel, 1 Nëntor 2026

E terheq lopa zvarre, humb jeten cobani i mitur

Kukes-Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne fshatin Fshat te Kukesit. Nje femije i mitur eshte terhequr zvarre nga lopa, te cilin ai po kulloste dhe per shkak te frakturave te renda qe ka marre ne trup, ka nderruar jete. Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur pasditen e se premtes, kur Ndricim Karanxha, 11 vjec, nxenes i klases se katert, pasi ka mbaruar mesimin, ka shkuar ne shtepi dhe ka marre lopen per ta kullotur. Per ta patur nen kontroll, djali ka lidhur litarin rreth dores dhe e ka lene kafshen te kullose. Por papritur lopa ka vrapuar duke e terhequr per disa dhjetra metra zvarre te miturin. Djali e ka patur te pamundur te ndaloje vrapin e kafshes per shkak te fuqise se madhe te saj. Mesohet se femija nuk ka patur mundesi, as te liroje doren nga litari, per shkak te shpejtesise se madhe dhe forces terheqese te kafshes. Askush nuk ka mundur dot t'i vije nde ndihme femijes, pasi ne ate zone ku ai po kulloste lopen, nuk ka patur levizje. Burime te policise sqaruan se djali ka humbur jeten per shkak te plageve te medha qe kishte marre ne trup. Pasi kafsha ka ndaluar vrapin, eshte konstatuar edhe incidenti i dhimbshem. Fshati Fshat i i komunes Bicaj, ndodhet vetem pak kilometra larg qytetit te Kukesit, ku femijet pas shkolles merren me kullotjen e bagetive te familjes. Ne qarkun e Kukesit, ne 10 ditet e fundit kane gjetur vdekjen aksidentale tre te mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›