Gjoba 100 mije euro, gjykata le ne burg dy gardianet, lirohet bashkepunetori
Tirane-Gjobiten biznesmenin italian, Gjykata e Krimeve te Renda vendosi dje masen e sigurise "arrest me burg" per dy gardianet e burgut te Fushe- Krujes dhe liroi bashkepunetorin e tyre. Sipas gjykates, Sefer Dervishi, administrator tek firma me pronar italianin e kercenuar per gjobe dhe Jetnor Dushaj me detyre polic ne burgun e Fushe-Krujes, do te qendrojne ne qeli deri ne perfundim te hetimeve, ndersa per Ermal Malajn, edhe ky polic burgu, gjykata caktoi masen e sigurise "detyrim paraqitje". Perpara gjykates, te pandehurit nuk kane pranuar te japin shpjegime, ndersa mbrojtesit e tyre kerkuan nje mase sigurie me te bute, sesa ajo qe kerkoi akuza. Prokurori shpjegoi se te pandehurit i kane vene nje gjobe prej 100 mije euro biznesmenit italian Eriberto Petrelli, i cili prej disa kohesh kishte hapur nje aktivitet privat te perpunimit te lekureve ne qytetin e Lezhes. Nga hetimet ka rezultuar se Petrelli ka ardhur ne Shqiperi per te pare menaxhimin e kompanise se tij, te cilen ja kishte besuar administratorit Sefer Dervishi. Ky i fundit ne bashkepunim me dy policet e burgut, kane stisur nje histori me qellim per t'i marre para italianit. Te pandehurit i vune tritol konkurrentit te tij ne Kavaje, dhe me pas i thane Petrellit se policia kishte zbuluar implikimin e tij per shkak te konkurrences. Pikerisht per te mbyllur kete histori ata i kerkuan 100 mije euro. Por Eriberto Petrelli, gjate marrjes se tij ne pyetje deklaroi para akuzes se lenda shperthyese eshte vendosur pa dijenine e tij.
R.C