Hetimi mbyllet për tre javë

10/03/2005 Tg1 shfaq pamjet e para të makinës së goditur: janë shumë më pak shenja plumbash
Vendimi i qeverisë së SHBA, për hetim italo-amerikan, erdhi pas kërkesës së Berluskonit. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, nuk ka vonuar të shprehë kënaqësinëe tij dhe qeverisë italiane për këtë hetim që do të udhëhiqet nga gjenerali Vangjel dhe që duhet të konkludojë në një kohë shumë të shkurtër
Në hetimin që do të hapet nga forcat ndërkombëtare ushtarake në lidhje me çështjen “Callipari” do të marrin pjesë edhe përfaqësues italianë. Ky vendim u mor pas kërkesës së Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Një hetim që, sipas të njëjtit vendim, duhet të përfundojë shumë shpejt, ndoshta brenda një muaji.
Njoftimi, sipas Pallatit Chigi, i është komunikuar në Romë nënkryetarit të Presidencës së Këshillit të Ministrave, Gianni Lietta, nga amabasadori amerikan në Romë, Mel Sembler dhe në Uashington ambasadorit italian, Sergio Vento. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, nuk ka vonuar të shprehë kënaqësinë e tij dhe qeverisë italiane për këtë hetim, që do të udhëhiqet nga gjenerali Vangjel dhe që duhet të konkludojë në një kohë shumë të shkurtër.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur, përmes një njoftimi, se kanë krijuar një ekip për një hetim plotësues në lidhje me rrethanat e incidentit, për dinamikën e të cilit ka mospërputhje mes rindërtimit që i kanë bërë komandot e SHBA dhe burimet në dispozicion të qeverisë italiane. “Forca shumëkombëshe – bën të ditur njoftimi i qeverisë italiane – ka krijuar një ekip, të drejtuar nga gjenerali Peter Vangjel, për të kryer një hetim plotësues në lidhje me rrethanat e incidentit të 4 marsit, në të cilin forcat e SHBA kanë qëlluar në drejtim të një automjeti, i cili po i afrohej një pike kontrolli të koalicionit, në rrugën drejt aeroportit të Bagdadit”. Ky hetim do të nisë në vijim të atij të kryer mbi incidentin nga ana e komandantit të forcave shumëkombëshe të Bagdadit.
Drejtuesi ushtarak i SHBA, në njoftimnin ku bën të ditur nisjen e hetimit “ofron ngushëllimet më të sinqerta” për familjen e funksionarit të vrarë.
Ndërkohë, dje në Parlament, ministri i Jashtëm, Gianfranco Fini, ka folur në lidhje me rrethanat e plagosjes së gazetares Giuliana Sgrena dhe vrasjes së Calliparit, i cili, pasi kish udhëhequr tratativat për lirimin e saj po e shoqëronte më 4 mars drejt aeroportit të Bagdadit. Duke përjashtuar me vendosmëri hipotezën e një veprimi të vullnetshëm nga ana e ushtarëve amerikanë kundër pengut italian, Fini i ka kërkuar SHBA të bëjnë sqarimin maksimal në lidhje me gjithë sa ka ndodhur si dhe të ndëshkojë përgjegjësit. Ndërkohë, dje Kryeministri Berluskoni ka folur përpara Senatit në lidhje me këtë çështje.
Emisioni i lajmeve TG1, i Rait, të martën në mbrëmje ka shfaqur për herë të parë pamjet filmike të automjetit ku udhëtonin Nicola Callipari, Giuliana Sgrena dhe funksionari tjetër i Sismi, që u plagos nga zjarri i ushtarëve amerikanë. Ajo është një makinë tip Toyota Corolla, gri metalizato – dhe sipas lajmit të Rai, “nuk duket e bërë shoshë nga plumbat”. Megjithatë, nga fotografitë dallohen qartë dy vrima plumbash në xhamin e përparmë të krahut të shoferit. “Kush ka mundur të shohë fotografi të tjera – ka preçizuar TG1 – ka thënë se makina është goditur nga një dyzinë plumbash, gjurmët e të cilëve kanë mbetur në tapicerinë e brendshme të automjetit”.